Horoskopi 3 maj 2015

Life style

Horoskopi 3 maj 2015

Më: 3 maj 2015 Në ora: 07:21

DASHI 21/3 - 20/4

Dialogu do mbizotërojë gjithë kohen në jetën në çift. Do ia kaloni mirë me partnerin. Ditë emocionuese kjo e sotmja edhe për beqarët.

DEMI 21/4 - 21/5

Mërkuri do jetë si një thikë me dy presa në planin financiar. Mundohuni t'i kufizoni sa të mundni shpenzimet, sepse problemet do jenë serioze më pas.

BINJAKET 22/5 - 21/6

Ditë e zakonshme kjo e sotmja. Në planin financiar do jeni me fat. Pa u munduar shumë gjërat do rrjedhin më së miri dhe mund të hiqni disa para mënjanë.

GAFORRJA 22/6 - 22/7

Për financat do jetë ditë e begatë. Do i organizoni me kujdes ato para që keni dhe do dini sa para të shpenzoni sot.

LUANI 23/7 - 21/8

Nëse kohët e fundit jeni përballur me një situatë të vështirë në çift, sot do i shikoni gjërat më me qartësi. Situata do fillojë të stabilizohet pak nga pak.

VIRGJE RESHΑ 22/8 - 23/9

Do keni ide shumë të qarta sot në jetën tuaj në çift dhe do hidhni hapat e duhura. Gjithçka do jetë më ndryshe se disa kohe më parë.

PESHORJA 24/9 - 23/10

Jeta në çift nuk do jetë ashtu si ju e keni pritur sot. Nuk do mungojnë debatet dhe mosmarrëveshjet çka do e tensionojnë mjaft ambientin.

AKREPI 24/10 - 22/11

Ditë përgjithësisht e qetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Duhet thënë se do i jepni më shumë rëndësi komunikimit dhe do i zgjidhni disa zënka të vogla.

SHIGJETARI 23/11 - 22/12

Financat do jenë delikate për shkak të shpenzimeve të konsiderueshme që do kryeni. Kjo ka rrezik t'iu shkatërrojë rrënjësisht.

BRICJAPI 23/12 - 20/1

Plutoni do iu mbrojë në sektorin financiar. Do keni shumë fat. Përfitoni sa më shumë, por tregohuni në çdo moment edhe vigjilent.

UJORI 21/1 - 19/2

Të shumtë do jenë yjet që do krijojnë turbullira në jetën në çift gjatë kësaj dite. Lidhjes suaj do i mungojë qëndrueshmëria dhe do keni probleme të mëdha

PESHQIT 20/2 - 20/3

Mos e kritikoni në çdo çast partnerin tuaj sot sepse ai nuk do jetë në humorin e duhur dhe do ndihet keq. Gjendja financiare do jetë gjithë kohës e mbrojtur.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat