Dyqane, hilet që të shpenzojmë më shumë

Life style

Dyqane, hilet që të shpenzojmë më shumë

Më: 1 maj 2015 Në ora: 20:41

Kush prej jush, ndërkohë që mban radhën në supermarket nuk ka zgjatur dorën për të marrë edhe një çokollatë, një pako karamele, apo biskotash që ndodhen pikërisht pranë kasës? Janë produkte që nuk janë të domosdoshme për dietën tonë të përditshme, por vendosën në mënyrë strategjike në atë vend pikërisht për t’u vënë re edhe nëse jemi duke bërë pazar me shpejtësi.

Vendosja strategjike e disa produkteve është në fakt një nga teknikat që ndjekin supermarketet për të na nxitur që të blejmë edhe produkte të caktuara që nuk ishin planifikuar në listën e blerjeve.
Edhe pse nuk ka asgjë të keqe që të bindësh klientin që të blejë diçka më shumë, që nga momenti që jemi ne ata që vendosim me vetëdije çfarë të blejmë dhe çfarë jo, ja disa nga strategjitë e adoptuara nga disa dyqane për të na nxitur të blejmë.

– Një nga strategjitë më të përdorura, jo vetëm në supermarkete është prania e numrit 9 në etiketën e çmimit. Përdorimi i shpeshtë i këtij numri bëhet duke ditur që truri ynë ka tendencë të shkurtojë kohën e përpunimit të informacionit duke menduar vetëm numrin para presjes dhjetore. Kështu mendojmë se harxhojmë më pak.

– E keni vënë se ndonjëherë gjetja e kripës, miellit apo orizit bëhet mjaft e komplikuar? Ndodh sepse vendosja e këtyre ushqimeve të domosdoshme planifikohet në mënyrë që ne të kalojmë në të gjitha korsitë e supermarketit duke i kërkuar ato. Kështu mes një rafti apo ndonjë tjetri ndoshta mund të gjejmë diçka që nuk e kishim menduar.

– Për të luftuar konkurrencën disa dyqane kanë tendencën të ofrojnë produkte të ndryshme me çmime shumë të lira. Në këtë mënyrë përpiqen të bindin klientin se në dyqanin e tyre është e mundur të kursesh. Në të vërtetë për të kompensuar çmimin e ulët ngrihen çmimet e produkteve të tjera.

– Përsa i përket ofertës “paguan një, merr dy”, kjo na nxit të marrim produkte që ndoshta nuk i kishim farë ndërmend, ose të paktën nuk do merrnim dy. Është e kot të mbushësh frigoriferin me produkte në ofertë dhe pastaj nuk kemi kohë t’i konsumojmë. Është thjesht shpenzim i ushqimit dhe parave.

– Së fundi, kush nga nuk ne nuk ka në portofol një kartë pikësh. Në fakt na lejojnë të përfitojmë nga disa oferta të rezervuara vetëm për klientët me kartë dhe na lejojnë të mbledhim pikë që më pas shndërrohen në dhurata, apo ulje në çmimi. Natyrisht sapo ke marrë kartën e pikëve, interesohesh të mbledhësh sa më shumë pikë. Kjo bën që të kthehesh gjithnjë e më shpesh në të njëjtën pikë shitjeje.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat