Gruaja fitoi llotarinë por llotaria u kthye në hall

Life style

Gruaja fitoi llotarinë por llotaria u kthye në hall

Më: 28 prill 2015 Në ora: 21:42

Jeta e një gruaje që fitoi një shumë të majme, prej 500 mijë paundësh, ka përfunduar në mënyrë tragjike. Helen Ford, një ish-balerinë, ishte 54 vjeç, kur ia doli të blinte një apartament buzë detit në Penarth, pranë Kardifit në Britani.

Një dëshmitar tha në gjykatë se pasi fitoi llotarinë në shtator 2003, ajo ishte përpjekur të menaxhonte paratë e saj, pasi vuante nga çrregullimi i personalitetit bipolar.

Ajo vdiq në stacionin e trenit në rrugën “Dingle”, pranë shtëpisë së saj. Mirëpo, sipas një hetuesi, nuk kishte të dhëna të mjaftueshme nëse ajo ishte vrarë aksidentalisht, apo nëse e kishte vendosur qëllimisht t’i jepte fund jetës.

Zonjusha Ford foli publikisht për depresionin e saj maniakal, me të cilin ishte diagnostikuar që në 25 vjeç. “Njerëzit mendojnë se duhet të jem, për shkak të llotarisë, por paratë nuk e blejnë shëndetin dhe pasurinë”, kishte thënë ajo.

Njëra nga mikeshat e saj tha se paratë nuk arritën ta blenin lumturinë e zonjushës Ford.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat