10 arsyet përse çiftet bëjnë martesa të nxituara

Life style

10 arsyet përse çiftet bëjnë martesa të nxituara

Më: 28 prill 2015 Në ora: 17:53

Jo të gjitha marrëdhëniet zgjasin përgjithmonë. Ndonjëherë një çift ia del të shkojë në altar. Ata mund ta bëjnë të funksionojë për disa vite. Ndoshta mund të kenë edhe fëmijë, por herët ose vonë, për çudinë e askujt, ata e gjejnë veten përpara një gjykatësi, duke kërkuar divorcin. Kështu në atë çast, secila anë thotë me inat “Nuk duhet të isha martuar kurrë me ty”.

Të tjerë mund të pyesin: “nëse ata e dinin se nuk duhet ta bënin dhe nuk donin ta bënin, përse u martuan?”. Çdo situatë është paksa e ndryshme, por ka disa arsye të përbashkëta. Dhjetë prej tyre gjenden më poshtë.

Është hapi tjetër logjik. Ata kanë qenë prej vitesh bashkë. Jetojnë bashkë. Janë një çift shumë simpatik. Nuk është martesa hapi tjetër logjik që vjen më pas? Për inerci, martesa mund të jetë hapi tjetër i gabuar.
Dikur ishte dashuria. Në fillim, historia e tyre ishte si një përrallë. Sigurisht, gjërat mund të jenë ftohur… por ku ka më mirë se një fillim i ri i “përgjithmonë të lumtur” pas një martese?
Dëshira për t’u rritur. Si mund të jesh një i rritur nëse nuk ke qenë kurrë i martuar? Çdokush e di që një unazë vjen me një standard të rritur të jetesës dhe një reputacion më të mirë në komunitet.
“Ai do të ishte i mirë si…”. Ai ka një punë të mirë, një histori të pastër dhe është i besueshëm. Ai i do fëmijët dhe të adhuron ty. Ndaj përse të mos i japësh këtij njeriu një mundësi për të treguar talentin e tij.

Frika e të qenët beqare. Nuk doni që të njiheni në të gjithë shoqërinë tuaj si gruaja që shoqërohet me macen. Për të shmangur beqarinë dhe për të mos marrë në sy rrezikun e të mbeturit vetëm, është shumë më mirë të zgjedhësh mashkullin e besueshëm për të ‘lidhur këmbët’.
Mendimi i mirë. Martesa do të thotë rritje. S’ka më qëndrime deri natën vonë, as mesazhe misterioze. Ju të dy do të rregulloheni, do të shtroheni dhe do të përshtateni me njëri-tjetrin.
Siguria.Kush nuk do të donte të kishte një siguri për pagesën e faturave dhe për çdo shpenzim tjetër? Një partner në krah është siguria e duhur për të fjetur mendjen se çfarëdo që të ndodhë, asgjë nuk do të shkojë keq.
Një fëmijë pritet. Një arsye tjetër për të bërë një martesë të nxituar janë fëmijët. Pas një shtatzënie të papritur, martesa është padyshim gjëja e duhur për t’u bërë.
Presioni.Shoqëria thotë se duhet të martoheni, familja vazhdon t’ju pyesë nëse do të bëni një zgjedhje serioze, kjo përbën një arsye për të bërë një lidhje të nxituar.
Ora biologjike. Tiktaku biologjik te femrat është një nga shkaqet kryesore të ngutjes për martesë që mund të përfundojë në një.

Çfarë duhet të diskutoni në çift përpara se të martoheni?

Fëmijët

Përpara se të bëni zgjedhjen për të qenë me dikë, bëni mirë të shtroni çështjen nëse doni të keni fëmijë ose jo. Ky është një nga diskutimet që duhen bërë përpara martese, sepse ka ndikim thelbësor në të.

Vendi

Një bisedë e pashmangshme: vendi ku do të jetoni. Meqenëse do të jetë vendbanimi juaj i përbashkët, një bisedë paraprake për të thurur ëndrrat dhe për të marrë parasysh vendin e punës, diskutojeni mirë vendin përpara se të martoheni.

Besimi

Mund të duket e pabesueshme, por feja është diçka që duhet ta bisedoni përpara se të shkëmbeni unazat. Nuk do të ishte mirë të dilte si një justifikim i mëpasshëm.

Financat

Llogari bankare të ndara apo të përbashkëta? Kush do të paguajë çfarë fature, si do t’i ndani shpenzimet dhe çfarë parash do të hiqni mënjanë për kursim, – këto nuk duhet t’i lini pa diskutuar.

Ndarja e punëve në shtëpi

Nuk do të dëshironit të përfundoni me dikë që ju kërkon të bëni çdo punë shtëpie. Bisedoni për ndarjen e punëve përpara se të jetë shumë vonë.

Pushimet

Ju dhe partneri duhet të diskutoni se çfarë lloj pushimesh preferoni dhe çfarë nuk duhet të ndërmerrni. Komunikimi mbi të gjitha, mos harroni!

Mbiemri

Bëni të qartë që në fillim nëse do të mbani mbiemrin tuaj ose do të merrni atë të bashkëshortit.

Gjithashtu diskutoni për karrierën dhe llojin e punës që do të bëni për t’iu përshtatur sa më mirë jetës së re.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat