Rregulla me të cilat veshjet dimërore do të duken të reja edhe sezonin tjetër

Life style

Rregulla me të cilat veshjet dimërore do të duken të reja edhe sezonin tjetër

Më: 28 prill 2015 Në ora: 00:52

Me ardhjen e sezonit të pranverës, nënkuptohet se është koha për ti mënjanuar rrobat e dimrit. Por, para se ti ruani ato në dollap, është mirë që ti përgatitni ato që ti mbani të freskëta dhe të zgjasin sa më gjatë. Ja se si duhet vepruar.

Xhaketa dhe mantele
Zbrazni xhepat. Mantelet prej leshi rekomandohet që ti çoni në pastrim kimik. Ruani ato në një vend të ajrosur dhe vendosni në qese për magazinimin e rrobave.

Dorëza, kapele dhe shalle
Bashkoni dorëzat. Nëse disa nga shallet dhe kapelat nuk i keni vënë dy sezona të dimrit, sigurisht që nuk keni për ti vënë sërish, kështuqë largoni ato nga sirtari. Gjithashtu mos harroni të lani të gjitha dorëzat duke u siguruar që të jenë tharë plotësisht në mënyrë që të mos mbajnë erë.

Çizme
Kontrolloni nëse keni nevojë të riparoni çizmet apo ti dërgoni në këpuctar. Në mënyrë që të ruani formën e çizmeve, mbushni brendësinë e tyre me gazeta apo letër si dhe me qese plastike. Veni ato në një kuti ashtu siç i keni blerë.

Xhemperë
Hiqni qimet e ngjitura dhe mbetje tjera të mledhura në triko me anë të një furçe të butë. Xhemperët kurrë mos i varni në varëse sepse mund të zgjaten dhe prishin formën, por thjeshtë palosni ato në sirtar.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat