Thuaji stop dhunës ndaj femrave apo meshkujve. Reago! (Video)

Life style

Thuaji stop dhunës ndaj femrave apo meshkujve. Reago! (Video)

Më: 24 prill 2015 Në ora: 20:25

Një video e publikuar në YouTube së fundmi ka ngjallur një sërë reagimesh për vetë temën që trajtonte: dhunën në familje. Tre aktorë, një mashkull dhe një femër, inskenuan në rrugët e qytetit situata mjaft reale, ku një herë ishte femra viktimë e abuzimit nga ana e ‘partnerit’ të saj, ndërsa më pas mashkulli nga ana e ‘partneres’ së tij.

Ajo që bie në sy është reagimi i këmbësorëve apo njerëzve të ulur aty pranë kur viktimë e abuzimit ishte vajza dhe mospërfillja e tyre kur i dhunuari ishte mashkulli.
1.3 milionë femra dhunohen fizikisht në vit nga ana e partnerit të tyre.

Nga ana tjetër, sipas statistikave, një burrë dhunohet fizikisht cdo 37 sekonda, por nuk denoncojnë apo të flasin rreth kësaj, pasi ‘u vjen turp’ që dhunohen nga një partnere femër.

Qëllimi i kësaj videoje është të sensibilizojë njerëzit duke dhënë një mesazh mjaft të vlefshëm: Mos qëndro indiferent përpara të tilla situatave. Reago!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat