Modelet, poza provokuese me një ari (Foto)

Life style

Modelet, poza provokuese me një ari (Foto)

Më: 24 prill 2015 Në ora: 08:29

Fotografitë e dy modeleve që kanë pozuar në mënyrë pasionante me një ari të madh po çudisin botën.

Në fotot e realizuara në një pyll, në periferi të Moskës, modelet Maria Sidorova dhe Lidia Fetisova kanë puthur dhe përqafuar një ari 650 kilogramë, të quajtur Stephen.

Qëllimi i albumit është të nxjerrë në pah rëndësinë e bashkëjetesës me arinjtë dhe të sensibilizojnë njerëzit për të hequr dorë nga gjuetia.

“Donim të tregonim harmoninë që ekziston mes njerëzve dhe arinjve. Bëhet fjalë për një miqësi tradicionale në Rusi. Nuk duhet të merremi me gjueti ndaj miqve tanë që jetojnë në pyll”, është shprehur fotografja, Olga Barantseva.

Njëra nga modelet u shpreh se “kjo eksperiencë më bëri të kuptoj që arinjtë nuk janë të rrezikshëm për ne”.








Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat