Bënë një foto dasme dhe zbuluan diçka të frikshme

Life style

Bënë një foto dasme dhe zbuluan diçka të frikshme

Më: 24 prill 2015 Në ora: 00:22

Një çift i ri mbetën të tmerruar kur panë foton e tyre të dasmës. Kevin dhe Christina Denis e kishin realizuar vetë foton, por ajo ju shkaktoi disa të dridhura, kur panë se nuk kishin dalë vetëm të dy.

Një fytyrë kishte dalë mbrapa çiftit, një person i panjohur. Teksa postonte foton në internet, Kevin tha: "Fotoja e preferuar e gruas sime. Deri kur pamë atë që ishte mes nesh ... Ne ende nuk e dimë se kush ishte".

Çifti, nga Virxhinia, SHBA, nuk kishte asnjë ide që personi mes tyre nuk ishte asnjë nga mysafirët e dasmës.

Kevin mendoi se ndoshta ishte motra e gruas, por ajo nuk kishte asgjë të ngjashme me të. Pasi fotoja u postua në internet, dhjetra përdorues filluan të komentonin se kush mund të ishte personi misterioz. Çifti nuk arriti kurrë ta zbulonte atë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat