A funksionon vërtetë pajisja e përfolur për zmadhimin e buzëve

Life style

A funksionon vërtetë pajisja e përfolur për zmadhimin e buzëve

Më: 23 prill 2015 Në ora: 18:29

Për një kohë të gjatë, dyshoja në buzët e Kylie Jenner. Refuzoja të besoja se si një vajzë 17 vjeçare kishte bërë injeksione për fryerje buzësh, por as edhe nuk mund të mendoja se mund ti lyente buzët jashtë forms së tyre.

Tani, pas disa hulumtimeve të shumta, kam mësuar teknikën e rritjes së buzëve përmes një pajisje të vogël plastike duke e thithur atë.

Meqenëse dua eksperimentet e bukurisë, një ditë provova këtë trik dhe ja rezultatet në vijim:

Në varësi të asaj se cilin e zgjedhni, ekzistojnë tri lloje të kësaj pajisje plastike ($19 secila). Është forma e gjerë e përgjithshme për plotësimin e buzëve, forma ovale medium (është i mirë për femrat me buzë të holla apo gojë të vogël), dhe forma ovale e vogël. Për shkak se jam një adhuruese e buzëve të mëdha dhe të trasha, unë zgjodha madhësinë e parë, dmth. atë të gjerë.

Gjatë

Pas pastrimit dhe hiratimit të buzëve për përgatitjen e udhëzimeve, mora disa mësime në youtube për të studiuar teknikat. Pasi i shikova, mu dukën shumë intuitive dhe mësova mjaft. Sapo mora pajisjen plastike, provova disa mënyra. Së pari, mbaja pajisjen në gojë duke mbërthyer tërë buzët brenda saj, dhe duke e thither për 10-15 sekonda. Pastaj, provova teknikën tjetër – duke thither pasjisjen sa më fort që mundja deri sa rrinte vet në gojë. E lash për një minutë kështu, pushova pak dhe e bëja sërish. Kuptova se teknika e fundit ishte më e shpejtë dhe jepte rezultate më të mira.

Pas rundit tim përfundimtar, buzët më ishin irrituar ndjeshëm, por pas ënjtjes së tyre, ato ishin theksuar dhe fryer dukshëm pa ndonjë inflamacion. Këtu mund ti shihni edhe natyrale edhe me buzëkuq.

Buzët qëndruan të trasha për rreth një orë, dhe më pas filluan të lëshohen. Është një praktikë super e lehtë dhe pa dhimbje, dhe nuk mund ta mohoj, funksionon shumë mirë. Megjithëse kjo pajisje jep rezultate të përkohshme, ju mund ta praktikoni vazhdimisht që t’ju bëhen buzët e trasha të qëndrueshme. Por, ju lutem tentoni të jeni të kujdesshëm dhe veproni me butësi sepse mund të shkaktoni ndonjë dëm të përhershëm.

Këtë pajisje mund ta bleni në paketim me tre multi funksional, për vetëm $49,99 në fillips.com.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat