25 vjeçari martohet me nënën e shokut 54 vjeçe

Life style

25 vjeçari martohet me nënën e shokut 54 vjeçe

Më: 23 prill 2015 Në ora: 09:03

Lidhja e tyre nisi krejt papritur dhe u kundërshtua fuqimisht nga të dyja familjet. Por William Smith dhe gruaja e tij Marylin Buttigieg, të martuar prej katër vitesh pretendojnë se janë vërtetë të dashuruar.

Çifti jeton në Crawley të Angisë dhe mes tyre ka një diferencë shumë të madhe pasi ai është 25 vjeç, ndërsa ajo 54. Historia e dashurisë lindi në mënyrë shumë të çuditshme pasi Marylin ishte nënë e shokut të shkollës së William.

Kur ishte ende adoleshent i riu u dashurua pas saj dhe një ditë i kërkoi që të lidheshin bashkë pavarësisht se ajo ishte e martuar dhe kishte shtatë fëmijë.

Marylin pranoi dhe u nda nga i shoqi, pak kohë më vonë. Kur familjet respektive mësuan për lidhjen, pati konflikte të shumta, por ata nuk janë penduar aspak.

“Mosha është vetëm një numër, dashurohesh me njeriun”, thotë Marylin, e cila ka aktualisht dhe tetë nipër.

William i cili pas martesës vendosi të marrë mbiemrin e gruas tha për “Mirror” se, “Edhe duke shëtitur në rrugë njerëzit na shikojnë në mënyrë të çuditshme. Por unë nuk e shikoj Marylin duke menduar se është 30 vjeçe më e madhe se unë. E dua”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat