Disa gjëra që nuk duhet të bëni në një lidhje të re

Life style

Disa gjëra që nuk duhet të bëni në një lidhje të re

Më: 22 prill 2015 Në ora: 20:33

Nje lidhje e re është si një bebe. Kërkon kohë dhe dashuri që të rritet. Kur jeni në një marrëdhënie të re mos i harroni këto ceshtje:

1.Mos gënjeni
Mos e gënjeni partnerin tuaj të ri. Tregojini qartë për të kaluarën tuaj jo për të fituar simpati, por për të qenë të sinqertë.

2.Mos u nxitoni
Cdo gjë ka nevojë për kohë. Aq më tepër kur bëhet fjalë për një lidhje, juve dhe partnerit tuaj ju duhet kohë për të menduar për të të qetë dhe në mënyren e duhur.

3.Mos e krahasoni me ish-in tuaj
Është një situatë shumë e sikletshme kur ju e krahasoni partnerin tuaj me ish të dashurin. Mos e bëj kurrë ate .Dy lidhje nuk mund të jenë të njejta. Cdokush ka mënyren e tij dhe lidhja shkon sipas asaj mënyre.

4.Mos kërkoni të dini cdo gjë personale
Cdo njeri ka gjërat e tij personale dhe nuk është e përshtatshme që t’I ndash me të gjithë. Koha është faktori që tregon nëse duhen thënë apo jo . Kështuqë mos u përpiqni të dini gjërat personale menjëherë . Lërini pak kohë .

5.Mos ia përmendni të kaluarën shpesh
Kur jeni në një marrëdhenie të re mundohuni të jetoni cdo gjë të saj. Nganjëherë mund të kujtoheni për të kaluarën tuaj, po mos e shfaqni atë shpesh. Mund të jetë e bezdisshme përpara partnerit tuaj.

6.Mos e shmangni
Mos e shmangni partnerin kur jeni në një marrëdhënie të re . Ju mund të mos keni kohë , por kjo mund të lërë një përshtypjë të gabuar tek partneri juaj .

7.Mos flisni keq për shoqërinë
Mos flisni keq për shoqërinë e partnerit. Ato janë shpesh pjesa më e rëndësishme për një person. Respektoni shoqërinë e partnerit tuaj .

8.Mos u shoqëro me të tjerë

Kur jeni në një marrëdhënie të re duhet të jeni të përgjeshëm. Mos flirtoni apo shoqërohuni shumë me të tjerë. Qendro me atë që je lidhur.

9.Mos ndrysho
Mos ndrysho veten për partnerin apo lidhjen. Ti je cfarë je dhe mos u mundo të fshihesh. Ji vetvetja.

10.Mos jini të afërt shpejt
Lidhjet duan kohë të bëhen të forta .Sidomos kur je në një lidhje të re ju duhet t’I jepni kohë partnerit tuaj gjithashtu edhe ai ju .Mos u mundo të jeni të afërt menjëherë pasi lidheni. Jepini kohë qe ajo lidhje të bëhet e fortë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat