Prostituta me SIDA ‘punonte’ prej 5 vitesh në Tiranë

Life style

Prostituta me SIDA ‘punonte’ prej 5 vitesh në Tiranë

Më: 22 prill 2015 Në ora: 15:57

Një prostitutë 50- vjeçare, e prekur nga SIDA, kishte pesë vite që ushtronte aktivitetin në këtë qytet.

N.S. aktualisht ndodhet në burgun 325 në Tiranë. Ajo është arrestuar gushtin e shkuar, por vetëm tani ka mësuar se është e prekur nga SIDA, pasi është shtruar në spital.

Panorama ka publikuar edhe epikrizën e saj.Ajo vuan edhe nga sifilizi.

Lajmi ka shkaktuar tronditje në Sarandë, ku ajo ushtronte aktivitetin prej pesë vitesh. Së fundmi ajo shfrytëzonte edhe dy vajza të reja.

Ndërkohë raportohet se ajo ishte e njohur, sidomos nga shoferët e taksive.

Gruaja nuk e di se nga e ka marrë sëmundjen.

Nëna e tre fëmijëve merrte 5 mijë lekë të vjetra për një seancë seksuale.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat