Seks? Vetëm pas takimit të katërt

Life style

Seks? Vetëm pas takimit të katërt

Më: 22 prill 2015 Në ora: 09:37

Të gjithë në fillimet e një lidhje të re janë në “ankth”, pasi brenda vetes së tyre kërkojnë të lënë “shijen” më të mirë për njëri – tjetrin. Lidhur me këtë temë në SHBA, revista “Elle” ka publikuar një artikull ku shkruhet: “Ja sa herë duhet të dilni me “shokun” tuaj përpara se të bëni seks”. Në këtë artikull këshillohet që daljet e para mes një çifti të ri, të mos jenë darkave dhe orëve të vona, pasi vetvetiu nuk mund të rezistosh për diçka më shumë.

Studimi i publikuar në “Elle” ka përfshirë 11 mijë njerëz. Burra dhe gra nga 24 qytete të ndryshme nëpër botë. Në këtë studim rezulton se 53 për qind e takimeve të para përfundojnë me puthje, 20 për qind në një eksperiencë të re seksi, ndërsa 17 për qind mund të mbeten miq.

Megjithatë pyetja themelore vazhdon të mbetet kjo: Duhet të ndjekim rregullat në dashuri, apo të veprojmë sponanisht?TvKlan

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat