Adoleshentët i fryjnë buzët me metoda të dhimbshme, ja rezultatet

Life style

Adoleshentët i fryjnë buzët me metoda të dhimbshme, ja rezultatet

Më: 20 prill 2015 Në ora: 22:21

Një prirje shqetësuese e quajtur “Kylie Jenner Challenge” është duke u përhapur në rrjetet sociale, e cila inkurajon adoleshentët që të fryjnë buzët e tyre duke përdorur shishe dhe gota.

Metoda thuhet se është e dhimbshme. Adoleshentët i vendosin buzët në sipërfaqen e kavanozit, gotës apo në sende të tjera që e kanë grykën e ngushtë dhe më pas thithin ajrin që të krijojnë vakum me shpresën se buzët do tu fryhen. Nga ky proces shkaktohet rrjedhje e gjakut tek buzët, duke provokuar bymim të tyre.

Të rinjtë, djem e vajza i kanë shpërndarë rezultatet e tyre në Twitter apo Instagram. Pamjet janë shqetësuese dhe rezultatet e kërkuara nuk janë arritur tek askush prej tyre. Deformimi i buzëve zgjat për orë të tëra, por ka edhe raste që zgjat me ditë. Kryesisht ato kthehen në ngjyrë vjollcë dhe i pengon të rinjtë që të flasin normalisht.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat