Seksi i keq është më mirë se të mos bësh seks

Life style

Seksi i keq është më mirë se të mos bësh seks

Më: 20 prill 2015 Në ora: 19:33

Statistikat ndonjëherë mund të jenë shkatërrimtare.

Mbi të gjitha për çiftet, që kanë shumë kohë bashkë.

Sipas disa anketave, 35 përqind e meshkujve dhe 36 përqind e femrave thonë se bëjnë seks nga gjashtë deri në dhjetë herë në muaj.

Por një studim thotë se çiftet e lumtura e bëjnë të paktën tre- katër herë në javë.

Frustruese, apo jo?

“Me kalimin e viteve, seksi nuk është më një gjë shumë e natyrshme, ne duhet ta mësojmë atë,” thotë Ann-Marlene Henning, autore e librit bestseller “Make Love” për të rinjtë dhe “Make more love” për ata që janë të pjekur në moshë.

Ajo thotë se shpesh çifteve u mungon joshja për seks.

Pse duhet të provosh stile të reja, kur nuk ke shumë dëshirë?

Terapistja e njohur Andrea Brau thotë me bindje se cilësia nuk është shumë e rëndësishme.

“Seksi i keq është më i mirë se pa seks fare”, thekson ajo.

Për shëndetin, por mbi të gjitha për lidhjen, seksi është i nevojshëm.

Por si të ngjallësh dëshirën, kur je i lodhur dhe nuk të pëlqen?

Henning këshillon disa gjeste të vogla, rituale të vogla apo përkëdhelje, që çojnë shpesh në sukses.

Nëse putheni, nuk do thotë se do përfundoni në shtrat.

Por nëse përkëdheleni dhe putheni me butësi në mëngjes, në mbrëmje mund të ndizet pasioni erotik.

Brau thotë se duhen bërë plane.

Lini një takim për seks. Mos u tregoni shpesh shumë romantikë. Një shkëmbim seksual mund ta përballoni, nuk është gjë e madhe.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat