3 mënyra si të zbuloni sa i mirë është partneri në seks

Life style

3 mënyra si të zbuloni sa i mirë është partneri në seks

Më: 19 prill 2015 Në ora: 12:43

Mënyra me të cilën flet, ha apo ju prek, të gjitha këto janë metoda të ndryshme të cilat mund t’ju zbulojnë se a do të mund t’ju kënaqë mashkulli në krevat.

Nuk do të ishte mënyrë e përsosur kur duke shikuar do të mund të dinit sesi çdo mashkull do të jetë në krevat? E po, edhe mundeni nëse kësaj gjëje i kushtoni pak kohë dhe i studioni karakteristikat e tij të përditshme, transmeton Telegrafi.

Mënyra se si ha
I dashuri juaj a ha ushqimin aq shpejt sikur e nesërmja për të nuk do të ekzistojë, apo ha ngadalë? Nëse ha shpejt dhe nga pak mbllaçit, kërkon kënaqësi të shpejtë, ndërkaq i tillë është edhe në krevat. Me shpejtësi zgjidh gjërat. Kur dikush zgjedh shumë sa i përket ushqimit, kjo sipas rregullit, do të thotë që nuk do të dëshirojë të eksperimentojë shumë në seks.

Si flet
Mënyra e shpejt e të të folurit përafërsisht ndikon sikur personi i cili ec në mënyrë të pakontrolluar. Për meshkujt e tillë thjesht nuk mund të mendoni që do ta keni mirë në krevat ku koordinimi dhe ritmi janë të rëndësishëm. Ndërsa, nëse është fjala për personin i cili belbëzon dhe hutohet derisa flet, kjo është shenja që mashkulli ka problem me ejakulimin e parakohshëm.

Si ju prek
Përpiquni ta prekni butësisht në duar dhe gjunjë dhe prisni që edhe ai t’ua kthejë njësoj apo në mënyrë të ngjashme. Nëse mashkulli fillon shumë shpejt dhe shumë shpesh t’ju prekë, kjo është shenjë e keqe. Kjo prekje e shpeshtë do të thotë që nga pak është egoist, që dëshiron ta ketë fjalën kryesore dhe që nuk do t’i respektojë dëshirat tuaja në krevat, shkruan Telegrafi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat