Politikania çeke proteston nudo kundër taksave të larta (Video)

Life style

Politikania çeke proteston nudo kundër taksave të larta (Video)

Më: 18 prill 2015 Në ora: 17:10

E pakënaqur ndaj politika të qeverisë për taksat, një politikane liberale çeke zgjodhi të protestonte në një mënyrë të veçantë kundër ekzekutivit.

Qeveria çeke ka ndryshuar të gjithë politikën e saj fiskale dhe ka ndërmarrë reforma që kanë rritur taksimin dhe rënduar xhepat e qytetarëve.

Së pari si qytetare dhe pastaj si politikane Ester Kaplankova ka protestuar duke u zhveshur nudo dhe më pas duke publikuar videon në rrjtet sociale.

Qytetarët çekë akuzojnë qeverinë se po u heq edhe rrobat e trupit me çmimet e larta, por vetëm Kaplankova guxoi të zhvishej publikisht.

37-vjeçarja është edhe nënkryetare e Partisë Liberale dhe videoja e saj ka ngjallur reagime të ashpra nga kryetari i Partisë së saj, Peter Mach, i cili i kërkoi publikisht Kaplankovas të heqë menjëherë videon nga rrjetet sociale.

Ajo e shpërnda videon në rrjetet sociale “Facebook” dhe “Twitter”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat