Po ky fustan, ç'ngjyrë ka?

Life style

Po ky fustan, ç'ngjyrë ka?

Më: 17 prill 2015 Në ora: 16:21

Kur një studente nga Skocia postoi foton e një fustani të zi dhe blu, i cili dukej si i bardhë dhe ngjyrë ari, kur shihej nga disa kënde, një debat i madh u krijua në internet për ngjyrën e tij.

Tani, një tjetër fustan ka habur debat dhe kësaj here bëhet fjalë për fustanin e lideres së Partisë Kombëtare Skoceze, Nicola Sturgeon.

Politikania 44-vjeçare ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në një emision në BBC, por fustani i saj u “perceptua” në mënyra të ndryshme nga shikuesit. Nga disa si blu, nga të tjerë si gri, por edhe si i gjelbër.

Politikat e partisë së saj dhe ftesa për koalicion nga lideri laburist, Ed Miliband u pasqyruan në titujt e gazetave, por në Twitter gjithë debati u bë për fustanin.

Shumica e njerëzve votuan pro ngjyrës gri, ndërsa të tjerë ngulmuan për të gjelbrën. Sigurisht, ndryshim i ngjyrës së fustanit të saj, lidhet me sasinë e ndriçimit në ekran.

A do ta thyejë internetin fustani i politikanes?

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat