Edhe të ishin binjake të vërteta nuk do të ngjanin kaq shumë

Life style

Edhe të ishin binjake të vërteta nuk do të ngjanin kaq shumë

Më: 17 prill 2015 Në ora: 09:10

Dy vajza nga Irlanda, pasi panë foto të njëra-tjetrës u shokuan kur dolën për herë të parë ballë për ballë.
Nëpërmjet fuqisë së rrjeteve sociale, Niamh Geaney, 26 vjeç, arriti të gjente të ngjashmen e saj, Karen Branigan, 29 vjeç.
Vajzat u takuan personalisht në shtëpinë e Niamh Geaney në Dublin, vend që ishte vetëm një orë larg shtëpisë së vajzës tjetër Karen Branigan në Drogeda.
“Mendoja se ishte diçka normale në fillim, por pastaj fillova të ndjehesha nervoze se si ishte të takoje dikë që të ngjan jashtëzakonisht shumë. Ishte si të shikoja veten në pasqyrë,” tha Geaney për ABC News.
Video e takimit të Braningan dhe Geaney u hodh në Youtube. Ato shfaqen duke bërë makeup dhe të njëjtin model flokësh, gjë që i bën akoma më të ngjashme.
“Sa herë shikoja atë, dhe reagime të fytyrës së saj, mendoja : Oh Zot, kjo është fytyra ime! Ishte me të vërtetë e pabesueshme,” tha Geaney

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat