Horoskopi 17 prill 2015

Life style

Horoskopi 17 prill 2015

Më: 17 prill 2015 Në ora: 07:47

Dashi

Nën ndikimin e madh të Marsit, planetit të dëshirave, do kaloni një ditë intensive dhe plot emocione ju të dashuruarit. Herë pas herë madje do ju duket sikur jeni në një ëndërr.

Demi

Do e riktheni harmoninë në jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite ju të dashuruarit dhe keni për t'u ndjerë për mrekulli. Në planin financiar duhet me patjetër të tregoheni të kujdesshëm.

Binjakët

Do e kritikoni gjithë kohës partnerin tuaj sot dhe mund të lindë ndonjë mosmarrëveshje mes jush. Mundohuni t'i shihni gjërat me më shumë pozitivizëm.

Gaforrja

Duhet të flisni hapur për gjithçka sot me atë që keni në krah në mënyrë që t'i sqaroni njëherë e mirë problemet që keni pasur. Vetëm në këtë mënyrë do jeni të qetë.

Luani

Ditë tejet e trazuar kjo e sotmja për të gjithë ata që janë në një lidhje. Asgjë nuk ka për të ecur sipas planeve që keni bërë. Beqaret do jenë gjithë pretendime.

Virgjëresha

Do ndiheni më mirë se disa ditë më parë. Merruni pak më seriozisht me menaxhimin e financave sot nëse nuk doni të keni probleme më vonë.

Peshorja

Saturni do jetë planeti që do e influencojë së tepërmi jetën tuaj në çift. Rezultati! Disa nuk do mund ta shmangin dot një krizë në çift, ndërsa disa të tjera do jenë pak më të qetë.

Akrepi

Edhe pse jeta në çift do jetë paksa rutinë gjatë kësaj dite, probleme të mëdha nuk do keni. Si ju ashtu edhe partneri juaj do tregoheni të sjellshëm dhe të respektueshëm.

Shigjetari

Edhe pse gjërat në çift do fillojnë të përmirësohen, nuk do përjetoni ende emocionet që aq shumë keni pritur. Shtojini dozat e fantazisë dhe guxoni të provoni emocione të reja.

Bricjapi

Do jeni të papërqendruar sot ju të dashuruarit. Gjendja e financave do vijë dalëngadalë duke u stabilizuar për shkak të përkujdesit dhe maturisë që do tregoni.

Ujori

Gjatë kësaj dite do tregoheni më të ngrohtë dhe më tolerantë me atë që keni në krah. Pritet të kaloni edhe disa momente pasionante gjatë mbrëmjes.

Peshqit

Ata që janë në çift do tregohen më të hapur dhe më të disponueshëm për partnerin e tyre gjatë kësaj dite. Pritet që momentet e zjarrta të shumëfishohen.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat