Historia e pabesueshme! Shkoi me mësuesen kur ishte 12 vjeç

Life style

Historia e pabesueshme! Shkoi me mësuesen kur ishte 12 vjeç

Më: 16 prill 2015 Në ora: 11:12

Një ish- mësuese ka folur për herë të parë pas shumë kohësh për martesën e saj me një nxënës, me të cilin nisi marrëdhënien kur ai ishte vetëm 12 vjeç.

Mary Kay Letourneau ishte lajm në mediat ndërkombëtare në kohën kur u zbulua lidhja e saj më Vili Fualaau në fund të viteve ’90.

Mary ishte 34 vjeç, e martuar dhe me katër fëmijë kur nisi aferën me Vilin, nxënës në një shkollë sekondare në Siatëll të SHBA.

Ajo u dënua me shtatë vite burg pasi refuzoi që t’i jepte fund aferës me nxënësin dhe ngjizi fëmijën e parë me të kur Vili ishte 13 vjeç.

Ajo u dënua fillimisht me gjashtë muaj burg.

Por pasi refuzoi urdhrin për të mos pasur kontakt me Vilin, ajo u dënua më shumë.

Çifti ngjizi fëmijën e dytë përpara se Letourneau të burgosej sërish.

Pasi doli nga burgu në vitin 2004, Vili, në atë kohë 21 vjeç, i kërkoi një gjykate që të hiqte urdhrin e kufizimit për t’u takuar me Mary.

Kërkesa iu pranua.

Ata u martuan në vitin 2005.

Tani kanë dy vajza të bukura dhe thonë se bëjnë një jetë normale.

Gjatë viteve që ajo ishte në burg, Vili thotë se kaloi një depresion të rëndë, ndërsa e tradhtoi Mary-n.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat