Si ta kuptoni se ju respekton?

Life style

Si ta kuptoni se ju respekton?

Më: 15 prill 2015 Në ora: 18:32

Meshkujve nuk u pëlqen të flasin shumë, ndaj ca gjëra i marrin për të mirëqena edhe pa ju dhënë mundësinë më të vogël që ta kuptoni. Kështu, nëse jeni në dyshim nëse partneri ju respekton ose jo, hidhuni një sy arsyetimeve të mëposhtme dhe zbuloni se ku e gjeni veten.

Ai ju kërkon mendim

Nëse vazhdimisht partneri juaj kërkon këshillën tuaj kur është duke marrë një vendim të rëndësishëm për karrierën ose jetën e tij, atëherë ai ka respekt për ju. Nuk është e thënë t’ju kërkojë mendim vazhdimisht, por ju duhet ta kuptoni vetë nëse ju kërkon kur është shumë e rëndësishme për të.

Nuk e menaxhon jetën tuaj

Ai ka besim se ju mund të përballeni vetë me gjërat tuaja. Nuk ju vjen nga mbrapa me përkujdes të tepruar për të llogaritur shpenzimet tuaja, por thjesht ka besim se ju mund t’ia dilni vetë me përgjegjësitë që keni.

Nuk bëhet xheloz kur nuk është me ju

Ai nuk ju kontrollon vazhdimisht mesazhet në telefon. Nuk shqetësohet se do të njiheni me dikë tjetër kur nuk jeni me të. Ka besim në marrëdhënien tuaj dhe më e rëndësishmja, ai ju beson dhe respekton kohën që kaloni veçmas.

Ai është i hapur me ju

Edhe kur nuk është i sigurt për mënyrën se si do ta merrni ju të gjithë situatën, ai ndan pasiguritë e tij dhe pret për mendimin tuaj. Ai nuk fsheh prej jush ndonjë aspekt të vetes, sepse e di se ju do të mirëkuptoni çdo gjë.

Ai merr anën tuaj

Ndonjëherë verbërisht, por ai i beson vendimit që ju keni marrë dhe do të bëhet palë me ju në një debat. Partneri dëgjon vetëm anën tuaj të historisë, por e di që është e duhura.

Ai nuk ju sorollat

Nëse nuk i anulon në minutën e fundit planet që keni bërë bashkë dhe shpreh respekt për kohën tuaj dhe ju merr seriozisht, atëherë keni gjetur një partner që ju respekton. Edhe kur i duhet të anulojë një takim me ju, ai ju kërkon falje dhe e bën këtë shumë rrallë.

Ju nxit të merrni rreziqe

Ai do t’ju shohë teksa arrini majën, ndaj beson te ju edhe kur nuk besoni te vetja. Partneri nuk shqetësohet teksa ju sheh që merrni rreziqe, sepse e di që mund ta përballoni dhe se ai do të jetë aty për ju edhe kur të dështoni.

Ai nuk ju vë në dyshim

Partneri juaj e di se ju keni një qëllim të mirë për botën që ju rrethon dhe nuk përpiqet t’ju ndryshojë mendjen. Ai e di se vendimet që ju bëni janë më të mirat për ju.

Nuk ju gënjen

Partneri nuk ndien nevojën që të fshehë ndonjë gjë prej jush. Ai ndan çdo gjë me ju, edhe ato që mund ta nxjerrin në situatë të sikletshme. Pra, nuk ka sekrete mes jush.

Ai nuk e ka problem debatin

Edhe nëse keni pikëpamje të ndryshme, si p.sh. në politikë, ai nuk përpiqet t’ju bindë se e keni gabim apo që të hedhë poshtë opinionin tuaj. Ai respekton faktin se keni një këndvështrim tuajin, edhe nëse nuk është njëlloj me të tijin.

Ju dilni shpesh

“Koha e shpenzuar mirë” nuk është vetëm njohja me dikë dhe më pas qëndrimi në vend. Nëse dilni vazhdimisht me njëri-tjetrin, atëherë ai po bën një përpjekje për të mbajtur gjallë emocionin.

Ai ju bën të ndiheni të sigurt për të ardhmen

Një partner që ju respekton nuk është ai me të cilin nuk e keni të ardhmen të sigurt. Nëse jeni me një mashkull të vërtetë atëherë ju e dini se çfarë kërkoni nga një marrëdhënie dhe ai është aty, sypatrembur për t’ju dhënë më të mirën e tij.

Ju kthen përgjigje menjëherë

Besojeni ose jo, respekti që ka një person për ju mund të kuptohet shumë mirë edhe nga koha që i duhet për t’ju kthyer një përgjigje. Nëse kjo është një kohë e gjatë ose nuk merrni fare një replikë për mesazhin tuaj, gjërat nuk po ju shkojnë në rrugën e duhur.

Ai ju dëgjon

Është vështirë të gjesh një mashkull që dëgjon me të vërtetë partneren e tij dhe nuk pret thjesht radhën për të folur vetë. Nëse partneri juaj ju dëgjon dhe ju këshillon për problemet tuaja, atëherë jeni me fat.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat