Vladimir Putin është homoseksual? Një incizim sekret ka provokuar dyshimet! (Video)

Life style

Vladimir Putin është homoseksual? Një incizim sekret ka provokuar dyshimet! (Video)

Më: 1 prill 2015 Në ora: 13:54

Vladimir Putin në disa nga muajt e fundit ka qenë në fokus të opinionit botëror dhe situata e fundit ka provokuar një shumëllojshmëri të versioneve dhe teorive rreth jetës së tij private.

Megjithatë, së fundmi është zbuluar edhe një sekret i madh i lidhur me “zhdukjen” e Putinit nga skena politike, e cila ka të bëjë me orientimin seksual të liderit rus.

Shërbimi Sekret i SHBA-ve, burimet e të cilit ende nuk janë zbuluar, kanë arritur deri tek një audio incizim, i cili dëshmon lidhjet intime të presidentit rus me një burrë të paidentifikuar, ka bërë të ditur një burim i medieve serbe në Kremlin.

Siç thuhet në këtë material dëshmi, të dy burrat janë njoftuar gjatë vizitës së Putinit në Beograd, me rastin e paradës ushtarake të mbajtur në tetor të vitit të kaluar, transmeton Telegrafi.

Sipas këtyre shërbimeve sekrete, spekulimet se Putin ishte i sëmurë, se partnerja e tij është shtatzënë apo që fshihej për shkak të lidhjes së mundshme me vrasjen e Boris Nemtsov, si dhe përfshirjen në vdekjet e tjera misterioze në skenën politike ruse, janë të pasakta.

Pasi që ai nuk mund të takohej me partnerin e tij publikisht, dyshohet se ishte “zhdukur” në mënyrë që të shkonte për pushime në Tajlandë, shkruajnë mediet serbe.

“Vladimir Putin nuk do të pranoj se ai është një homoseksual për shkak se kjo bie ndesh me besimet dhe qëndrimet e tij rreth orientimit seksual të këtyre njerëzve. Ai shpesh ka dhënë deklarata për media duke shtuar se nuk do të thotë se të jesh homoseksual je edhe kriminel, por gjithsesi ka qenë pjesë e propagandës kundër komunitetit homoseksual. Feja dhe rregullimi shtetëror rus gjithashtu ndikon për ‘fshehjen’ e këtij sekreti”, ka shpjeguar një hetues që ka punuar në këtë rast.

Përkundër këtyre, presidenti rus nuk ka bërë ndonjë deklaratë rreth këtyre pretendimeve, edhe pse ka njoftuar një konferencë për media për datën 1 prill.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat