Horoskopi 1 prill 2015

Life style

Horoskopi 1 prill 2015

Më: 1 prill 2015 Në ora: 07:48

Dashi

Ka rrezik që dita e sotme të jetë disi e tensionuar sot për ju që jeni në një lidhje. Nuk do merreni vesh për asgjë me atë që keni në krah dhe do kërkoni në çdo moment të dalë e juaja.

Demi

Qetësia do mbizotërojë në çdo moment sot për ju të dashuruarit. Do kaloni një ditë të këndshme dhe pa problemin më të vogël.

Binjakët

Planetët do jenë pozicionuar keq sot në jetën tuaj në çift dhe problemet me partnerin do jenë të mëdha. Mos u tregoni kokëfortë, dhe nga ana tjetër mos e teproni asnjë çast me xhelozinë.

Gaforrja

Gjendja e të ardhurave nuk do jetë ashtu si ju keni dashur, prandaj duhet fillimisht të merrni masat e nevojshme e më pas të kryeni investime.

Luani

Çdo gjë që dëshironi do ju plotësohet sot juve që jeni në një lidhje. Keni për t'u ndier mirë në çdo moment dhe emocionet do jenë të njëpasnjëshme.

Virgjëresha

Shumë nga ëndrrat e dashurisë do ju realizohen sot juve që jeni në një lidhje. Do ndiheni mjaft mirë pranë atij që dashuroni. Beqarwt vetëm sa do flirtojnë.

Peshorja

Financat do jenë goxha të turbullta. Mos kryeni asnjë lloj shpenzimi të tepruar gjatë ditës së sotme, sepse do përballeni me probleme serioze.

Akrepi

Shumë gjëra kanë për të qenë ndryshe nga më parë sot për ju që jeni në një lidhje. Ndjenjat do jenë më të fuqishme se kurrë më parë.

Shigjetari

Duhet të mateni disa herë sot para se t'i kërkoni diçka atij që keni në krah, sepse situata mund të dalë jashtë kontrollit. Gjendja e financave sot dot të përmirësohet.

Bricjapi

Ditë shumë e paqëndrueshme do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do keni zënka të njëpasnjëshme dhe nuk do toleroni asnjë çast.

Ujori

Emocionet do jenë të njëpasnjëshme në ditën e sotme, ndërsa në planin financiar problemet nuk do të mungojnë dhe do ju duhet me patjetër ndihmë.

Peshqit

Do krijoni shumë iluzione sot në jetën tuaj në çift dhe mund të zhgënjeheni nga mënyra sesi do rrjedhin ngjarjet. Nuk duhet t'i besonit 100% atij që keni në krah.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat