Qëlloi me armë krokodilin, rrezikon 9 vite burg polici meksikan

Life style

Qëlloi me armë krokodilin, rrezikon 9 vite burg polici meksikan

Më: 1 prill 2015 Në ora: 00:18

Një polici në Meksikë është pezulluar, pasi në një video të postuar në Youtube ai duket teksa qëllon me armë zjarri mbi një krokodil.

Incidenti, për të cilin tashmë ka nisur një hetim, ndodhi në veriperëndim të Sinaloas. Oficeri i policisë po përballet me akuza penale dhe rrezikon deri në 9 vite burg, pasi krokodilët janë një specie e mbrojtur në këtë shtet.

Mediat lokale kanë thënë se krokodili përbënte rrezik për banorët e zonës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat