Të miturit të rrezikuar nga fantazitë në botën e pornografisë

Life style

Të miturit të rrezikuar nga fantazitë në botën e pornografisë

Më: 31 mars 2015 Në ora: 23:54

Një nga dhjetë fëmijë të moshës 12 deri 13 vjeçare kanë bërë ose kanë qenë pjese e videove me përmbajtje seksuale, sipas një hulumtimi të bërë së fundi.

Ishin anketuar 700 fëmijë të grup moshës së njëjte dhe, nga çdo grup prej dhjetë personash njëri rezultonte të jetë i dhënë pas filmave pornografik.

Ndërsa në anën tjetër përafërsisht dy fëmijë nga çdo grup kanë deklaruar se kanë parë video me përmbajtje për të rritur, por të cilat i kanë bërë të ndihen keq.

Dame Esther Rantzen, themeluesja e “ChildLine”, ka thënë qe ka fëmijë njëmbëdhjetëvjeçarë që e kontaktojnë shërbimin duke pasur shqetësime për pornografi

Ajo tha: Fëmijët po hyjnë në internet për të mësuar për internetin dhe marrëdhëniet

Ndërsa një fenomen tjetër është vërejtur që vajzat e reja, kanë shqetësime se ato duhet të “aktrojnë” dhe të duken si yjet pornografikë që t’u pëlqejnë djemve.

Rantzen tha se duhet një kujdes i veçantë në edukimin e fëmijëve.

“Në absolutisht duhet t’u flasim fëmijëve për seksin, dashurinë, respektin atëherë kur mendojmë që ata janë gati, që të sigurohemi që ata marrin mësimin e duhur dhe të kuptojnë ndryshimin e marrëdhënieve reale me ato të fantazive në botën pornografike” u shpreh Rantzen, transmeton Dailymail

Dhe krejt në fund forumi i fëmijëve “ChildLine” është një platformë për kontaktin me fëmijët. Ndërsa aty postohen rreth 18 mijë mesazhe me përmbajtje eksplicite nga fëmijët çdo muaj./kp

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat