Si të dukeni më të gjata

Life style

Si të dukeni më të gjata

Më: 29 mars 2015 Në ora: 18:58

Do të donit të dukeshit të paktën disa centimetra më të gjata? Në fakt ka disa zgjidhje praktike që lidhen me mënyrën e veshjes.

Vishni pantallona me shtratin lart

Këto lloj pantallonash do ua tregojnë këmbët me te gjata dhe me te holla.

Zgjidhni ngjyra te errëta

Ngjyrat e errëta do ju tregojnë me te dobëta dhe paksa me te gjata. Duke i zgjedhur edhe këpucët njësoj si veshja do jepni idenë e një vajze me te gjate.

Vishni këpucë ne harmoni me veshjet

Zgjidhni këpucë te se njëjtës ngjyre me getat dhe me ngjyra jo shume te ndezura (te zeza, blu, kafe apo gri te erret). Ato do kenë tendence t’ua tregojnë këmbët me te gjata. E njëjta gjë duhet bere edhe me një pale këpucë dhe një pale xhinse te ngushta me shtratin lart.

Mbani gjithmonë taka

Takat e larta gjithmonë do ju tregojnë me te gjata. Nëse lodheni me takat e holla, zgjidhni një pale këpucë ortopedike.

Mbajeni trupin drejt

Edhe kur eci, edhe kur qëndroni ulur mbajeni gjithmonë trupin drejt. Ne te kundërt do dukeni edhe me e shkurtër nga sa jeni.

Zgjidhni veshje me vija vertikale

Vijat vertikale do ju bëjnë te dukeni me te gjata, ndërsa ato horizontalet me te shkurtra dhe me te shëndosha.

Tentoni te vishni dekolte

Thuhet shpesh se dekoltetë e hapura krijojnë idenë e një personi me te gjate.

Zgjidhni çantën dhe aksesoret e duhur

Sa me te mëdha te jene aksesoret dhe çanta aq me te shkurtra do te dukeni ju. Zgjidhni bizhuteri fine dhe çanta te vogla.

Mos neglizhoni modelet e flokëve

Nëse keni flokë te gjate, mos hezitoni t’i kapni ato bisht sa me sipër kokës. Do dukeni me te gjata.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat