Studimi: Cilësia e kohës pranë fëmijëve vlen më shumë se sasia

Life style

Studimi: Cilësia e kohës pranë fëmijëve vlen më shumë se sasia

Më: 29 mars 2015 Në ora: 18:09

Ndonëse disa prindër mund të qëndrojnë më fëmijët e tyre më shumë së çdo prind tjetër, ata ndihen sërish fajtorë sepse besojnë se koha nuk është e mjaftueshme. Ja pse tradicionalisht ka ekzistuar një supozim se koha që shpenzojnë prindërit, veçanërisht nënat me fëmijët, është çelësi për një të ardhme të qetë. Por mos jini kaq të sigurtë për këtë…

Kërkimet e reja bëjnë me dije se koha që prindi kalon me fëmijët nga 3 deri në 11 vjeç nuk ka të bëjë me atë se si fëmijët rriten në vazhdim, e se sasia e kësaj kohe sjell një efekt minimal në adoleshencën e mëvonshme. Studimi i gjatë që do të botohet në Prill në Gazetën Amerikanë për Martesë dhe Familje përfshin sjelljet e fëmijëve të akademikëve, arritjet dhe mirëqënien e tyre.

Melissa Milkie, sociologe në Universitetin e Torontos thotë së në 20 lista familjesh, 19 prej tyre nuk tregojnë asnjë lidhje midis kohës që prindërit i kushtojnë dhe sjelljes së fëmijëve.

Në fakt, studimi gjeti një moment se kur koha e prindërve mund ta dëmtojë fëmijën. Kjo ndodh kur prindërit, nënat në veçanti, janë të stresuara, pa gjumë dhe në ankth.

“Stresi i nënës, veçanërisht ai lloj stresi që vjen nga puna e zgjatur që nuk të lë kohë për fëmijën, mund të ndikojë më shumë te fëmija”, shprehet një nga bashkëautorët e studimit, sociologu Kei Nomaguchi.

Kjo nuk do të thotë që koha e prindërve është e domosdoshmërish e rëndësishme. Shumë studime kanë treguar lidhjen midis cilësisë së kohës së prindërve, si përshëmbull leximi i përrallave për fëmijën, vaktet e përbashkëta, dialogu me ta. Pra nuk ka rëndësi sa kohë qëndroni me ta, rëndësisi ka çfarë bëni gjatë kohës që i dedikoheni.

“Në një botë ideale, ky studim do ti lehtësonte jetën prindërve fajtorë rreth kohës së pakët që shpenzojnë me fëmijët”, thotë sociologia Milkie.

Është e domosdoshme pra, të kuptojmë çfarë është e rëndësishme për fëmijet, çfarë i bën ata të lumtur gjatë kohës që jeni me ta, pa patur rëndësi nëse qëndroni 1 orë ose 1 ditë të tërë pranë tyre.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat