Hiperseksualiteti, sëmundja që të bën të varur ndaj seksit

Life style

Hiperseksualiteti, sëmundja që të bën të varur ndaj seksit

Më: 29 mars 2015 Në ora: 08:01

Nimfomania ose ndryshe hiperseksualiteti, është dëshira e parezistueshme për aktivitet seksual në mënyrë të përsëritur.

Ekzistojnë vërtetë persona për të cilët seksi është një sëmundje, një fiksim i vërtetë. Individë që nuk arrijnë të frenojnë impulset e tyre, duke rrezikuar të zhyten në situata të sikletshme ose të rrezikshme dhe që përfundojnë duke ia kushtuar jetën e tyre kënaqësisë së epsheve seksuale, duke vënë kështu në rrezik punën, miqësinë dhe ngrohtësinë familjare. Por ka edhe nga ata që e lënë të gjithë rrogën me prostitutat ose nuk dinë t’i rezistojnë tundimit që të shfaqen lakuriq në dritare pa u shqetësuar shumë për pasojat.

Por si mund të kuptohet kufiri mes shëndetit dhe sëmundjes; mes një “oreksi seksual të gjallë”, një sjelljeje të lirë, që dikush mund ta konsiderojë jo normale, dhe një sjelljeje patologjike? Në përgjithësi kur flasim për seksin, nuk i referohemi sasisë dhe karakteristikave të aktivitetit seksual për një individ të caktuar, por arsyeve që fshihen pas këtij fenomeni. Veçanërisht mënyra në të cilën jetohet seksi dhe pasojat që ka te subjekti i interesuar.

Është e qartë se po flasim për një seks patologjik, që të bën keq dhe të bën të ndihesh keq. Arsyet e shëndetshme që të shtyjnë drejt marrëdhënieve seksuale, ia lënë vendin çifteve që praktikohen për t’i shpëtuar vetmisë, ndjesive të fajit dhe frikës, për të ushtruar ankthin dhe frikën, për të krijuar iluzione se po mbajnë nën kontroll jetën e tyre. Por arrijnë vetëm të shkaktojnë vuajtje dhe siklet, madje probleme edhe më të mëdha.

Shkaqet

Në shumë raste, varësia ndaj seksit shfaqet në mënyrë tepër dramatike tek personat që janë vetëm ose që gjenden në kushte ku nuk mund të përjetojnë një seks të ekuilibruar, për shembull në burg. Por edhe jeta në çift mund të ketë një rol të rëndësishëm për ta përvetësuar ose jo këtë ves. Personat që janë pasionantë kanë partnerë që e refuzojnë seksin, ose më saktë nuk e preferojnë shumë, dhe në këtë rast problemi mund të thellohet. E njëjta gjë ndodh me të dy partnerët kur kanë probleme me varësinë ndaj seksit.

Pjesa më e madhe e studimeve kujtojnë se në thelb të këtij problemi janë një sërë shkaqesh biologjike ose mjedisore.

Sipas disa kërkimeve, 16 për qind e vartësve ndaj seksit kanë pësuar abuzime gjatë fëmijërisë. Po ashtu, disa studime të tjera amerikane e vënë theksin te fakti se shumë pacientë vijnë nga familje tepër të shqetësuara nga pikëpamja emocionale, a thua se seksi në një farë mënyre përfaqëson një kompensim për dashurinë që nuk kanë marrë gjatë fëmijërisë.

Në planin biologjik, studiuesit janë përqendruar kryesisht te çrregullimet hormonale: disa thonë se personat që vuajnë nga ky shqetësim kanë një prodhim të paktë të prolatinës, një hormon i prodhuar nga hipofiza (një gjëndër që ndodhet në bazë të trurit), që rritet në momentin e orgazmës. Për të tjerë problemi shkaktohet nga ndryshimi i dëshirës seksuale, që i detyrohet një sjelljeje anormale të neuro-transmetuesve, dopamina, adrenalina dhe serotonina, që veprojnë mbi mekanizmat e kënaqësisë, një mekanizëm analog që hyn në lojë kur përdoren lëndë narkotike.

Kurimi

Varësia ndaj seksit është një problem i ndërlikuar dhe fusha më efikase për ta trajtuar duket se është psikoterapia.

Psikoterapitë sjellje-njohëse, vetëm ose në grup, kanë si qëllim “turbullimin” e mekanizmave të varësisë, ndërkohë që psikoterapitë me orientim analitik marrin në konsideratë origjinën e shqetësimit dhe strukturën e personalitetit të pacientit. Në Shtetet e Bashkuara, grupet e vetë-ndihmës janë shumë të përhapura, të ndërtuara mbi modelin e alkoolistëve anonimë për të ndihmuar personat të largohen nga sjellja patologjike. Në shumë raste, terapia shoqërohet me barna, duke përdorur ilaçe antiderpresive që ndihmojnë në rikthimin e dëshirës seksuale në “normë”, ose ilaçe kundër psikopatisë në disa raste tepër të rënda.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat