Britani, mrekullia e vogëlushes, mjekët i fikin aparaturat, ajo nis që të marrë frymë

Life style

Britani, mrekullia e vogëlushes, mjekët i fikin aparaturat, ajo nis që të marrë frymë

Më: 28 mars 2015 Në ora: 21:47

Në Britaninë e Madhe ka ndodhur një mrekulli. Mjekët i heqin foshnjës aparaturat që e mbanin në jetë, pasi mendonin se ajo nuk kishte shpëtim, por pas kësaj nis që të marrë frymë. Sky Disson, nëna e foshnjës thotë se mjekët e kishin këshilluar që t’i jepnin lamtumirën fëmijës së tyre sepse nuk kishte shpëtim për atë. Si pasojë e kësaj, nëna 23-vjeçare shkon në dhomën ku mbahej fëmija, për t’i marrë gjurmët e këmbëve dhe duarve.

“Kur shkova që të marr gjurmët e duarve dhe këmbëve si kujtim, mjekët më pyetën nëse doja që ta mbaja në krah, përpara së të fiknin aparatura. Unë nuk ia dola sepse nuk kisha forcë që ta bëja një gjë të tillë. Bashkëshorti im, Peter e përkundi sepse nuk donte që ajo të vdiste e vetme. Por ajo që duhej të ishte një lamtumirë, u transformua në një moment gëzimi i pabesueshëm. Pa u lëvizur ende tubat që e mbanin në jetë, Lillie nisi që të merrte frymë. Më pas nisi që të qante dhe mua mu duk si një buzëqeshje e bukur” ka treguar Sky.

Mjekët që e rrethonin, ishin të surprizuar nga ajo që ndodhi, por i paralajmëruan prindërit që gjendja e saj shëndetësore mund të përkeqësohej nga një moment në tjetrin. “ Ishin vërtetë të lumtur për ne, por vazhdonin që të thonin ajo mund të ndalonte së marri frymë në çdo moment. Kështu që sa herë që flinte, e kontrolloja sikur ajo të ishte fryma e saj e fundit”, vazhdon që të tregojë nëna e foshnjës.

Lillie u monitorua për tre ditë në spital. Pas një jave mjekët vendosën që ta kthenin në shtëpi, por pavarësisht kësaj ata ende nuk e besonin që vajza do të mbijetonte, e për pasojë vendosën që ajo t’i nënshtrohej kujdesit paliativ, për disa muaj derisa u bë e qartë se shëndeti i saj nuk ishte më në rrezik. Tani është 14 muajsh dhe Lillie çdo ditë bëhet më e fortë, ndonëse prej sëmundjes që kaloi, do të ketë probleme me zhvillimin e shëndetit mendor. Ajo do ta ketë pak të vështirë që të ngrihet në këmbë pasi është shumë e ndjeshme, por Lillie ka treguar se nuk dorëzohet lehtë. Rritet ngadalë por fatmirësisht reagon ndaj stimujve të jashtëm siç janë zërat e prindërve


Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat