Torturon veten me korse për belin më të hollë në botë

Life style

Torturon veten me korse për belin më të hollë në botë

Më: 27 mars 2015 Në ora: 23:00

Një modele venezueliane torturon veten duke mbajtur një korse super të shtrënguar për 23 orë në ditë në mënyrë që të ketë belin më të hollë në botë.

Aleira Avelandro tha se ndjen dhembje të mëdha, por duke parë rezultatin ia vlen.

Ajo ka një gjoks prej 50 centimetrash duke marrë pamjen e një modelje të përmasave më të jashtëzakonshme.

“Jam mësuar dhe më pëlqen ndjenja e shtrëngimit, e heq vetëm një orë në ditë për t’u larë dhe për t’u çlodhur”, thotë Avelandro.

25-vjeçarja thotë se sakrificat e saj po shpërblehen.

“Kudo që shkoj njerëzit ndalojë nga ajo që po bëjnë dhe më shikojnë mua. Është një ndjesi e mrekullueshme. Ja vlen çdo sakrificë”, tha Avelandro.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat