Mikeshat i bëjnë femrat të lumtura

Life style

Mikeshat i bëjnë femrat të lumtura

Më: 27 mars 2015 Në ora: 09:29

Lumturia është gjë e çuditshme dhe kurrë nuk e di kur mund ta humbasësh, por ndjenjën e lumturisë në jetën e tyre femrat gjithmonë e kërkojnë në vendin e njëjtë – në shoqërinë e mikeshave.
Hulumtimi të cilin e ka kryer kompania Kidspot ka treguar që 84 për qind e femrave kërkojnë mbështetjen e mikeshave, varen nga këshillat e tyre dhe argëtohen me to.

Familja dhe mikeshat janë ato që u sjellin më së shumti lumturi femrave në jetë për shkak të dashurisë, mbështetjes, ndjenjës së sigurisë dhe bashkësisë, transmeton Koha.net. Sigurisht, imazhin e prishin shqetësimet për shkak të financave, mungesës së kohës dhe lidhjeve të këqija, por në parim mikeshat janë ato që sjellin dozën e nevojshme të arsyes.

Për të mos diskriminuar, duhet të theksohet që tri të katërtat e femrave lumturinë e gjen tek ushqimi, i cili nga njëra anë u ofron lumturi të madhe, por vetëm katër për qind më pak e tyre pranojnë që ushqimi njëkohësisht është edhe armiku më i madh sepse shkakton probleme me peshën.

Shifra ndoshta më e rëndësishme përbën dy të tretat, d.m.th. përqindjen e femrave që janë optimiste të përhershme dhe besojnë që mundi dhe puna këmbëngulëse do t’u shpaguhet në fund.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat