Horoskopi, 27 mars 2015

Life style

Horoskopi, 27 mars 2015

Më: 27 mars 2015 Në ora: 08:30

DASHI 21/3 - 20/4

Do jeni gjithë kohës nën trysninë e partnerit tuaj sot, edhe do detyroheni të bëni ato që ai do t’ju thotë. E gjithë kjo për shkak se deri më sot e keni toleruar tej mase.

DEMI 21/4 - 21/5

Nëse keni kohë që jeni në një lidhje, gjërat do ju ecin mirë sot. Bashkëpunimi do jetë i ngrohtë dhe kënaqësitë të njëpasnjëshme.

BINJAKËT 22/5 - 21/6

Do ndiheni gjithë kohës të trishtuar gjatë kësaj dite. Buxheti nuk do jetë në gjendjen më të mirë të mundshme. Mundohuni të kurseni nga pak që mos keni vështirësi.

GAFORRJA 22/6 - 22/7

Në planin financiar nuk do keni për çfarë të qaheni. Jo vetëm që do i kryeni të gjitha shpenzimet, por do mund të hiqni edhe disa para mënjanë.

LUANI 23/7 - 21/8

Kujdes me sjelljen tuaj gjatë kësaj dite, sepse nëse e lëndoni partnerin mund të keni probleme të mëdha. Disa mund të arrijnë edhe deri në ndarje.

VIRGJE RESHΑ 22/8 - 23/9

Shumë gjëra do jenë ndryshe sot në jetën tuaj në çift. Do kërkoni falje për gabimet e bëra dhe do mundoheni të ndërtoni një të ardhme sa më të bukur.

PESHORJA 24/9 - 23/10

Pasion apo tension? Dita e sotme do i ketë të dyja për ju që keni një lidhje. Nuk do qëndroni asnjë çast në qetësi. Por sot dhe perspektivat financiare nuk duken të këqija.

AKREPI 24/10 - 22/11

Dëgjojini me kujdes sot këshillat që do iu japë partneri, sepse po i vajtët kundër dhe po bëtë gjërat që atij nuk i pëlqejnë, problemet do jenë të njëpasnjëshme.

SHIGJETARI 23/11 - 22/12

Nëse keni kohë që jeni në një lidhje flisni me partnerin dhe bëni ndonjë gjë ndryshe. Në këtë mënyrë do largoni rutinën dhe do ju duket sikur do rilindni.

BRICJAPI 23/12 - 20/1

Bëjini sytë katër sot dhe mos e lini asnjë çast pas dore partnerin. Në momentin që më pak e prisni situata mund t'iu dalë jashtë kontrollit, madje dikush edhe mund t'ua rrëmbejë nga duart.

UJORI 21/1 - 19/2

Ditë e këndshme dhe aspak problematike kjo e sotmja për ata që kanë tashmë një lidhje. Do ndani gjithçka me partnerin tuaj dhe kënaqësitë do jenë të veçanta.

PESHQIT 20/2 - 20/3

Mos bëni gabim t'i premtoni partnerit gjëra të cilat nuk i mbani dot, sepse situata mund t'iu dalë jashtë kontrollit më vonë. Gënjeshtrat nuk i pëlqejnë aspak atij.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat