9 gjeste bukurie në ndihmë të vajzave përtace

Life style

9 gjeste bukurie në ndihmë të vajzave përtace

Më: 26 mars 2015 Në ora: 23:36

Doni te dukeni sa me mire, por përtoni te merreni gjate me flokët fytyrën apo makijazhin? Këto gjeste do ju
ndihmojnë.

Mbajeni pastruesin e makijazhit tek komodina e krevatit për te mos gjetur justifikim për ta hequr atë para gjumit
Nëse flini me makijazh lëkura do dëmtohet dhe do ju krijohen puçrra.

Fshihni manikyrin e prishur duke i shtuar xixa
Nëse përtoni te fshini manikyrin prishur dhe t’i lyeni serish thonjte ja një mënyre si ta keni me te lehte dhe
te dukeni mire. Merrni një manikyr me xixa dhe mbuloni atë të vjetrin mbi të.

Përdorni tharëse flokësh për te thare me shpejt kremin hidratues

Nëse nxitoni për te bere makijazhin dhe kremi mezi po ju thahet, përdorni tharësen e flokëve.

Përdorni një produkt te vetëm makijazhi: buzëkuqin
Nëse jeni me përtim ne mëngjes, por nga ana tjetër nuk mund te dilni nga shtëpia ashtu si jeni zgjuar,
përdorni buzëkuqin për te lyer buzët për t’iu dhënë pak ngjyre mollëzave dhe syve.

Përdoreni rimelin edhe si penel
Nëse peneli është drejt fundit dhe ju duhet patjetër te pikturoni sytë me te, atëherë merrni një furçe te holle dhe lyejeni me përbërjen e rimelit

Lapsi ngjyre mishi për shikim me te freskët

Lyeni sytë nga poshtë me laps ngjyre mishi (nude) për me shume shkëlqim te syve dhe për me tepër freski.

Përdorni pudër për te mos i lare shume shpesh flokët

Nëse flokët ju bëhen shpejt me yndyre përdorni nga pak pudër. Ajo do e përthithë lehtësisht yndyrën dhe
flokët do duken me mire. Kujdes! Ato qe kane flokë brune duket ta aplikojnë atë gjate natës qe ne mëngjes
te duken mire, përndryshe ne mëngjes mund t’iu duket tërësisht bardhësia.

Lani vetëm balluket

Nëse përtoni t’i lani çdo dite flokët tuaj te yndyrshëm te paktën lani balluket sepse ato e tregojnë papastërtinë me shume.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat