Ofertë e re pune në Gjermani: Rrogë për të fjetur me prostituta!

Life style

Ofertë e re pune në Gjermani: Rrogë për të fjetur me prostituta!

Më: 26 mars 2015 Në ora: 21:20

Edhe pse në shikim të parë duket si shaka, por përfaqësuesit e ueb-faqes kaufmich.com kanë konfirmuar për televizionin CNBC se në Gjermani më së shumti kërkohen “ekspertë të shtëpive publike”, që do të thotë se njerëzit e angazhuar do të paguhen për të fjetur me prostituta.

Punonjësit e ardhshëm nuk do të vlerësojnë vetëm aftësitë në seks të një zonje, por edhe dhënien e mendimit të përgjithshëm në lidhje me bordellot e veçanta, që t’jua përcjellin klientëve vlerësimet rreth pastërtisë apo përputhjes së udhëzimeve rreth seksit të sigurt...

"Në Gjermani është legale mbajtja e një bordelloje, por deri më tani nuk kemi pasur një sistem me të cilin do të vlerësojmë cilësitë e shërbimeve të tyre. Kaufmich kërkon të bëjë diçka si TripAdvisor. Kështu, ne dëshirojmë që njerëzit të kenë informacione të detajuara para se të zgjedhin atë që dëshirojnë", tha menaxheri Ben Kaufmicha, i cili vuri në dukje se në përzgjedhjen e kandidatëve kanë avantazh ata persona që një kohë të gjatë vizitojnë shtëpitë publike.

Gjithashtu, nga vullnetarët e interesuar, ndër të tjera do të kërkohet edhe edukimi universitar, certifikatat shëndetësore dhe të folurit rrjedhshëm të gjuhës gjermane (e dëshiruar edhe gjuha frënge).

Deri më tani janë lajmëruar rreth 150 persona, shumica e tyre nga Gjermania, Belgjika dhe Holanda, ndërsa Beni në një intervistë me CNBC për fat të keq nuk zbuloi se sa do të përfitojnë të punësuarit në këtë biznes.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat