E “tradhtoi" i dashuri, ia stolis veturën me pelena (Foto)

Life style

E “tradhtoi" i dashuri, ia stolis veturën me pelena (Foto)

Më: 25 mars 2015 Në ora: 22:08

Ky është padyshim zemërimi i një femre të tradhtuar. Li Tan, 23 vjeçe nga Kina ka ngjitur në makinën e të dashurit të saj disa peceta higjienike duke dyshuar se ai po e tradhtonte.

Por sipas ‘People Daily Online’ i dashuri i saj De Wu ishte te shtëpia e mikut të tij për t’ia organizuar ditëlindjen, Li.

“I thashë që të priste shpjegimet e të dashurit të saj, por ishte e nevrikosur. Bleu disa pako peceta dhe i ngjiti në makinën e tij”, ka thënë shoqja e Li.

Por pasi vajza ka kuptuar se çfarë po ndodhte dhe se djali nuk po e tradhtonte ka postuar një foto në rrjetet sociale duke shkruar “Po, e kam bërë këtë”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat