Seks në takimin e parë? Ja çfarë mendojnë femrat

Life style

Seks në takimin e parë? Ja çfarë mendojnë femrat

Më: 19 mars 2015 Në ora: 13:47

Mendimi i përgjithshëm lidhur me kryerjen e seksit që në takimin e parë është se nuk do të ketë një takim të dytë.

Por kjo nuk është tërësisht e vërtetë.

Sipas një studimi të kryer në Britaninë e Madhe seksi në takimin e parë mund të vazhdojë me një lidhje romantike.

Sipas studimit 1 në 3 persona që kanë bërë seks që në takimin e parë kanë vazhduar të takohen edhe më pas dhe kanë kaluar në një lidhje.

57 përqind e femrave dhe 59 përqind e meshkujve në Britaninë e Madhe bëjnë seks që në takimin e parë.

3 në 10 femra e pranojnë që kanë qenë të dehura kur kanë bërë seks që në takimin e parë.

1 në 6 femra ndërkojë kanë deklaruar se nëse kryejnë seks që në takimin e parë atëherë gjasat që të ritakohen me të janë shumë të pakta.

Për studim janë marrë 2250 persona të të dyja sekseve.

Në të rezultoi se 61% e femrave dhe 63% e meshkujve dëshironin të kryenin marrëdhënie në takimin e parë, por janë tërhequr për shkak se “ka qenë shumë shpejt”.

83 % e femrave dhe 89 % e meshkujve, kanë menduar më pak për partnerin, pasi kanë kaluar natën e parë së bashku.

Studiuesit kanë thënë, se pjesa më e madhe e meshkujve apo femrave, pas takimit të parë janë bërë më romantik dhe më pak të përfshirë në marrëdhënien, të cilën kanë dashur ta vazhdojnë edhe më tej.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat