Si t’i bëni flokët kaçurrela të qëndrueshme

Life style

Si t’i bëni flokët kaçurrela të qëndrueshme

Më: 19 mars 2015 Në ora: 09:36

Flokët kaçurrel janë veçanërisht të vështirë për t’u trajtuar, sepse nga natyra janë më delikatë se flokët e drejtë. Duhet të keni parasysh shumë gjëra nëse dëshironi të keni flokë të bukur, dhe me onde natyrale.

Më poshtë janë disa sugjerime për t’i bërë kaçurrelat tuaja të përsosura.

Shmangni balsamin
Ose vendosni shumë, shumë pak sepse flokët tepër të buta e të rrëshqitshme nuk qëndrojnë kaçurrela.

Përgatitini me shkumë
Merrni një sasi shkume në masën e një topi tenisi dhe aplikojeni në flokë pak të lagur ose të thatë nga rrënjët tek majat.

Shtoni llak
Në momentin që flokët tuaj janë tërësisht të thatë, merrni tufa flokësh nga 5cm te gjera dhe aplikoni llak ne to.

Kapini kaçurrelat
Pasi t’i keni bërë flokët me mashë apo pajisje tjetër, është e rëndësishme që t’i kapni ato me karfica. Nëse i lëshoni menjëherë në momentin që ato janë ende të nxehta, atëherë do të bien shumë shpejt, shkruan Anabel. Mund t’i mbani me karfica 5 minuta ose edhe 15 nëse keni kohë.

Shpupuritini
Pasi flokët janë ftohur, vareni kokën pas dhe hiqni karficat. Kaloni gishtat nëpër kaçurrela për t’i shpupuritur por lërini pak më të rregullta nga çdo donit t’i kishit. Sado që të parapërgatiteni, kaçurrelat do të bien pak gjithsesi, prandaj është më mirë që të jenë pak më të rregullta në fillim që të bien më pas.

Jepini dorën e fundit
Pasi keni përfunduar me siguri do t’i drejtoheni llakut sërish por profesionistët sugjerojnë në vend të tij, një sprej për teksturë sepse polimeret e llakut tentojnë ta rëndojnë flokun duke bërë që kaçurrelat të bien më shpejt.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat