Horoskopi 19 mars 2015

Life style

Horoskopi 19 mars 2015

Më: 19 mars 2015 Në ora: 07:51

DASHI 21/3 - 20/4

Nëse doni që marrëdhënia me partnerin të ecë edhe më mirë sot, duhet të tregoheni më të përkujdesur për të dhe t’i kushtoni kohën e duhur. Beqarët do realizojnë një takim mbresëlënës.

DEMI 21/4 - 21/5

Do ngrini shumë pikëpyetje sot mbi lidhjen që keni krijuar dhe nuk do ndiheni aspak të qetë derisa të flisni hapur me partnerin dhe të sqaroheni. Beqarët nuk duhet të nxitohen, por t’i marrin gjërat shtruar

BINJAKET 22/5 - 21/6

Do i besoni verbërisht partnerit tuaj gjatë kësaj dite dhe do merrni vendime shumë të rëndësishme mbi të ardhmen. Beqarët nuk do jenë në humor aspak të mirë dhe nuk do bëjnë asnjë hap për të krijuar ndonjë lidhje.

GAFORRJA 22/6 - 22/7

Mos u tregoni ironikë me partnerin tuaj sot sepse në një moment ai mund të mërzitet dhe të mbyllet në vetvete. Beqaret nuk duhet ta humbin për asnjë çast besimin dhe shpresën se do e gjejnë princin e kaltër.

LUANI 23/7 - 21/8

Partneri do mundohet t’ua plotësoje të gjitha dëshirat gjatë kësaj dite vetëm e vetëm që ju të ndiheni për mrekulli. Ai ju do më shumë se veten e tij.

VIRGJERESHΑ 22/8 - 23/9

Ditë më e favorshme për beqarët kjo e sotmja. Do ketë takime të papritura me persona që do i mrekullojnë dhe do i bëjnë menjëherë për vete. Të dashuruarit do kenë një ditë të zakonshme.

PESHORJA 24/9 - 23/10

Nëse doni që marrëdhënia në çift të shkoje mirë ndërmjet jush dhe atij që keni në krah, duhet të bëni disa lëshime dhe të mos e kundërshtoni gjithë kohës partnerin.

AKREPI 24/10 - 22/11

Mos tentoni aspak të joshni persona të tjerë sot sepse do keni probleme shumë të mëdha me partnerin tuaj. Nëse nga ana tjetër nuk ndjeni më aq shumë sa më parë për atë mos ja fshihni.

SHIGJETARI 23/11 - 22/12

Nuk do ketë pasion të zjarrtë sot në jetën tuaj në çift, megjithatë as probleme serioze nuk priten. Mundohuni ta merrni çdo gjë me qetësi dhe të mos alarmoheni.

BRICJAPI 23/12 - 20/1

Ka rrezik që dita e sotme të jetë e mbushur me tension dhe mosmarrëveshje të shumta për çiftet. Mundohuni të tregoheni paksa më të arsyeshëm dhe të mateni mirë me fjalët.

UJORI 21/1 - 19/2

Do afroheni më shumë me partnerin tuaj gjatë kësaj jave dhe do sqaroni çdo keqkuptim që keni pasur para disa kohesh. Do qetësoheni mjaft për këtë fakt.

PESHQIT 20/2 - 20/3

Mos e fajësoni veten tuaj për asgjë sot sepse nuk keni për të përfituar aspak nga kjo. Partneri do kërkojë të bashkëpunojë për gjithçka në mënyrë që situata të stabilizohet.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat