5 gjërat që tmerrojnë femrat e virgjëra

Life style

5 gjërat që tmerrojnë femrat e virgjëra

Më: 6 mars 2015 Në ora: 19:23

Hera e parë është mjaft e veçantë për shumë femra.

Disa e ëndërrojnë prej kohësh dhe disa të tjera tmerrohen me afrimin e asaj ditë.

Kjo për shkak të disa frikërave që ato kanë.

Por që t’a përjetoni dhe t’a shijoni sa më mirë herën e parë duhet që më parë të çliroheni nga disa frikëra.

Ja 5 gjërat që frikësojnë më shumë vajzat e virgjëra:

Organi i madh gjenital

Shumë vajza i frikësohen seksit sepse frikësohen nga madhësia e penisit. Ato kanë përshtypjen se organi i madh gjenital do tu shkaktojë dhimbje. Kjo është arsyeja pse ato vendosin të mbesin më gjatë të virgjëra.

Humbja e virgjërisë

Për shumë vajza virgjëria paraqet një pasuri e cila duhet t’i dhurohet një mashkulli vërtetë të veçantë. Kjo është edhe arsyeja që disa prej tyre shumë herët angazhohen në seks oral ose anal. Dhimbja gjatë shpërthimit të himenit mund të frikësojë një numër të madh femrash duke zvogëluar dëshirën e tyre për përvoja të reja në shtrat.

Dhimbja

Femrat kanë frikë nga përvoja e parë seksuale për shkak të dhimbjes. Megjithatë pas përvojës së parë shpejt vjen kënaqësia. Një ose dy herë mund t’ju ndodhë të përjetoni dhimbje, por me kalimin e kohës ajo do të zhduket. Frika nga dhimbja është e natyrshme dhe partneri juaj do duhej ta kuptonte.

Shtatzania

Pasi bën seks, secila femër rrezikon të mbetet shtatëzënë. Seksi pa përdorimin e kondomit mund të jetë argëtues dhe pasionant, por mund të jetë edhe i rrezikshëm. Jo vetëm për shkak të shtatzanisë por edhe për shkak të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme. Femrat përfshihen shpesh në panik pasi nuk janë të gatshme të bëhen nëna.

Gazërat

Ka disa pozicione në seks që mund të bëjnë që femra gjatë seksit të lirojë ajër. Kjo më së shpeshti ndodhë në pozicionin “doggy style”. Vajzat e reja nuk e dinë se bëhet fjalë për ajër dhe ndihen keq për shkak të kësaj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat