Si ta mbani afër vetes?

Life style

Si ta mbani afër vetes?

Më: 6 mars 2015 Në ora: 09:53

Të dashurosh është proces i ndërlikuar që nuk kontrollohet dot. Secili mundohet të dijë se cili është njeriu i përsosur, përgjigja e kësaj pyetje është e pamundur.

Nuk ekziston njeriu i përsosur, por ne mundohemi ta gjejmë atë që është më afër të qenit i përsosur.

Femrat janë tejet kureshtare, ato mundohen të dinë çdo gjë në lidhje me ata që u interesojnë.

Çfarë e nxit një mashkull të mendojë se ajo është e duhura? Çfarë procesi zhvillohet në trurin e tij?

Dhe pyetja të cilës jemi munduar t’i japim një përgjigje, çfarë mund të bëjmë ne për të ndikuar në këtë proces.

Janë disa kërkesa të tyre për të cilat duhet reagimi i duhur.

- Lejojeni t’ju mbrojë: Meshkujve u pëlqen ta mbrojnë atë që u takon atyre. Lejojeni atë të shohë anën tuaj të dobët, atë do ta bëjë të ndjejë afërsi, për shkak të instinktit për t’u kujdesur. Jepi një detyrë. Kërkoni nga ai që të riparojë diçka që ju është prishur. T’i japësh një detyrë konkrete do të thotë të lejosh atë ta zhvillojë ndjenjën e suksesit. Kërko opinionin e tij. Të kërkosh opinionin e tij për të do të thotë shumë. Ai do të kuptojë se ju e vlerësoni mendimin e tij.

- Liria: Edhe meshkujt e “shëndoshë emocionalisht”, duan të sigurohen se identiteti i tyre do të jetë i njëjtë edhe pasi kanë hyrë në një marrëdhënie më serioze. Duke ia bërë atij të qartë se nuk prisni të ndryshojë, se ju e pranoni ashtu si është, zgjon një ndjenjë vetëbesimi tek ai. Nuk guxoni assesi t’ia kufizoni lirinë, pra duhet ta lini ta zhvillojë jetën sikur kur nuk ka qenë me ju, të dalë me shokët e tij, të shikojë futboll etj.

- Zbulo vetveten: Ndryshimet e vogla të pamjes e bëjnë atë të mendojë që ju keni edhe tipare tjera të personalitetit, se nuk jeni gjithmonë e njëjtë. Ndryshimet e mira e bëjnë atë t’ju çmojë më tepër, si në aspektin fizik ashtu edhe në atë të karakterit.

- Respekto fshehtësinë e tij: Secili njeri në botë ka të drejtën e sekretit, nëse këtë e lejon ligji, pse nuk e lejoni ju. Askush nuk ka të drejtë të kontrollojë letrat e askujt, të kontrollojë celularin e askujt, madje as të pyes dikë për diçka që do ta ruajë të fshehtë. Këto janë vese që më vonë shndërrohen në shprehi.

- Bëjeni të lumtur: Qesh edhe atëherë kur ai tregon një barsoletë jo edhe aq interesante, nxirreni nga situatat e palakmueshme duke e arsyetuar edhe për ato që më vonë ndoshta do ta qortosh, bëje të ndihet i relaksuar edhe kur është i stresuar. Pra, bëjeni të lumtur pasi që kjo gjë ndikon në mbarëvajtjen e lidhjes suaj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat