Gruaja nxjerr njoftim ne internet, shes burrin!

Life style

Gruaja nxjerr njoftim ne internet, shes burrin!

Më: 5 mars 2015 Në ora: 10:03

“I lehtë për t’u mbajtur, mjafton t’i jepet ushqim dhe ujë çdo 3-5 orë”. Një njoftim si gjithë të tjerët, me anë të të cilit zakonisht nxirret në shitje një kafshë shtëpiake.
Njoftimi është nxjerrë në Craiglist, faqja amerikane e njoftimeve, por ajo që u ofrohet lexuesve-blerës nuk është një qen apo një mace, por një burrë. Një vajzë nga Logan në shtetin Utah, SHBA, e lodhur nga mospërfillja e të shoqit, i cili kalon gjithë ditën para televizorit e duke luajtur në video game ka vendosur të nxjerrë në shtitje të shoqin. Numri i lexuesve është shumë i madh, ai i të interesuarve.
Në njoftimin me titull: Një burrë për ofruesin më të madh, “burri” është 22 vjeç dhe duket se është dakord për “tregtinë”. Në njoftim thuhet se pranohen edhe shkëmbime.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat