Këpucë me taka të larta, ja si të shmangni dhimbjen

Life style

Këpucë me taka të larta, ja si të shmangni dhimbjen

Më: 4 mars 2015 Në ora: 15:21

“Këpucët me taka janë dhimbje dhe kënaqësi” sipas Christian Louboutin, dizenjuesi i këpucëve të famshme me shollën e kuqe.

Dhe në fakt, e tillë është me të vërtetë marrëdhënia e fermave me këpucët me taka të larta.
Por si mund t’ia bëjmë për të dalluar se cilat janë ato këpucë të cilat janë më shumë të predispozuara për t’ju vrarë këmbët? Më poshtë po ju tregojmë disa sekrete të vogla se si të shmangni dhimbjet nga këpucët me takë të lartë.

Provoni mirë këpucët në dyqanin ku do ti blini. Kjo është shumë e rëndësishme. Mos qëndroni vetëm në këmbë me këpucët e veshura, por bëni edhe një shëtitje të vogël rreth e rrotull për të provuar nëse janë apo jo të rehatshme.

Mbyllni sytë dhe lëreni trupin tuaj të veprojë i pavarur. Kur i mbani sytë mbyllur ndjeshmëritë tuaja rriten dhe e keni më të lehtë ta kuptoni nëse këto këpucë janë të rehatshme apo jo për këmbën tuaj.

Mbani parasysh se gjithmonë këpucët me takë tepër të lartë, mbi normalen, të cilat nuk kanë bazament të fortë, krijojnë përherë probleme dhe dhimbje për këmbët tuaja.
Mos bëni blerje në fund të ditës, pasi këmbët mund të jenë të ënjtura dhe këpucët të mos ju rrinë mirë kur i provoni. Kështu rrezikoni të blini një palë këpucë që nuk janë të përshtatshme për këmbët tuaja.

E fundit, por jo më pak e rëndësishmja, mundohuni të blini këpucë të një marke të njohur apo të një firme e cila është e sigurt se prodhon produkte cilësore.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat