Një gotë verë të bën më të bukur

Life style

Një gotë verë të bën më të bukur

Më: 4 mars 2015 Në ora: 15:06

Tashmë është e vërtetuar edhe shkencërisht, pirja e verës iu bën më të bukur.

Sipas një studimi të fundit një gotë verë përmirëson ndjeshëm pamjen tuaj, por kujdes të mos e teproni.

Vera ka një efekt të jashtëzakonshëm në çlodhjen e muskujve të fytyrës dhe duke i dhënë fytyrës një pamje paqësore dhe më të afrueshme.

Por pas gotës së dytë efekti i verës nis dhe të dëmtojë pamjen e fytyrës dhe shikimin tuaj.

Vera nis të ketë një efekt mpirës në tru dhe ndryshon shumë pamjen e fytyrës.

Bristol University bëri një studim mbi 40 studentë të cilëve u dha për të pirë sasi të ndryshme alkooli.

Studiuesit u bënë foto gjatë tre fazave studentëve: kur ishin esëll, kur kishin pirë gotën e parë dhe kur kishin pirë gotën e dytë.

“Është e vërtetë. Rezultatet treguan se njerëzit janë më tërheqës kur kanë pirë një sasi të vogël alkooli. Një gotë verë përmirëson shumë pamjen tuaj por gjithmonë nuk duhet tepruar”, tha profesori Marcus Munafo, drejtues i studimit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat