Ndryshon madhësia mesatare e penisit

Life style

Ndryshon madhësia mesatare e penisit

Më: 3 mars 2015 Në ora: 12:55

Miliona njerëz mund të ndjehen më të çliruar pas këtij studimi, raporton Mirror. Edhe pse deri më tani mendohej se madhësia e një penisi mesatar është mbi 15 centimetra, një studim i plotë ka zbuluar se kjo nuk është e vërtetë.

Analiza e 17 studimeve, që kanë marrë në shqyrtim plot 15.500 meshkuj ka dalë në përfundimin se gjatësia mesatare e një penisi në ereksion është 13.12 centimetër.

Ndërkohë gjatësia mesatare e një penisi të flashkët është 9.16 centimetër.

Përfundimet e këtij studimi janë publikuar në revistën BJU International.

Kërkuesit besojnë se studimi do të ndihmojë shumë meshkuj, që janë të shqetësuar për përmasat e penisit të tyre.

Ekspertët thonë se numri i meshkujve të shqetësuar për madhësinë e penisit është në rritje.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat