Disa këshilla për të evituar rënien e flokut

Life style

Disa këshilla për të evituar rënien e flokut

Më: 3 mars 2015 Në ora: 08:58

-Kujdesuni për flokun tuaj. Kushtojini atij vëmendje të veçantë në çdo pjesë të ditës.

- Jepini proteina flokut tuaj. Floku është i ndërtuar nga proteina kështu që është mjaft e rëndësishme marrja e sasive të nevojshme të proteinave në dietën tuaj, e cila duhet të përmbajë ushqim me proteina si mish, peshk, soja, vezë .

- Evitoni ushqimin e ndenjur. Ushqimi i konservuar i jep vetëm kalori dhe jo proteina të nevojshme për flokun tuaj .

- Evitoni larjen e shpeshtë të flokut. Larja e shpeshte përveç se largon papastërtinë eliminon vajrat natyralë të flokut tuaj duke e bërë flokun më të brishte dhe më të predispozuar për rënie .

- Evitoni përdorimin e nxehtësisë. Përdorimi i tharëseve, pjastrave apo mjeteve të tjera të nxehta në flokun tuaj, dëmton proteinat e tij.

- Vitamina C është mjaft e rëndësishme për shkëlqimin dhe forcimin e flokut. Sigurohuni që të merrni me dietën tuaj ditore rreth 1000 deri në 3000 mg të vitaminës C.

- Hidratoni veten tuaj. Nëse doni flokë të shëndetshëm, pini ujë mjaftueshëm. Kjo ndihmon jo vetëm në rritjen e flokut, por dhe në hidratimin e tij .

- Evitoni krehjen e flokut të lagur sepse mund të rrisni mundësinë e dëmtimit apo rënies së tij. Kriheni flokun gjysmë të tharë ose të tharë plotësisht.

- Masazhoni flokun tuaj. Mundohuni të masazhoni skalpin e flokut tuaj të paktën një herë në jave duke përdorur vajëra bimore si ricini, bajame, arrë, liri etj dhe lëreni të veprojë gjithë natën. Kjo do të ndihmojë në hidratim dhe rigjenerim të flokut .

- Evitoni duhanin. Pirja qoftë e një cigare të vetme në ditë, redukton fluksin e gjakut në kokë. Kjo do të çojë në reduktim e rritjes së flokut.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat