Horoskopi 3 mars 2015

Life style

Horoskopi 3 mars 2015

Më: 3 mars 2015 Në ora: 08:16

Dashi

Ditë e bukur dhe mjaft pozitive kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do të ndiheni si në ëndërr në krahët e partnerit dhe për asnjë çast nuk do iu ike buzëqeshja nga fytyra.

Demi

Marsi, planeti i dëshirave, do të kujdeset gjatë gjithë kohës sot për jetën tuaj në çift. Do ta joshni gjithë kohës personin që keni në krah dhe marrëdhënia me të do të jetë e mrekullueshme.

Binjaket

Duke qene se Venusi do ta bëjë jetën tuaj në çift më harmonike, sigurisht që edhe emocionet do të jenë më të forta. Shfrytëzojeni çdo sekondë sa më shumë që të mundni.

Gaforrja

Jeta sentimentale dhe ajo seksuale do të jenë të mrekullueshme sot. Edhe vetë nuk do ta kuptoni sesi gjërat kanë ndryshuar rrënjësisht për një kohë kaq të shkurtër.

Luani

Mos kërkoni t dominoni mbi tjetrin gjatë kësaj dite sepse mund të keni probleme serioze me pas. Tregohuni të hapur dhe pranoni të bashkëpunoni për gjithçka.

Virgjëresha

Më në fund do t’i zgjidhni të gjitha problemet që keni pasur në jetën tuaj sentimentale dhe do të jeni shumë më të qetë. Mendohuni mirë para se të veproni.

Peshorja

Jeta juaj në çift do të jetë më e qëndrueshme se kurrë sot. Askush nuk do të arrijë dot t’ua prishë ekuilibrin dhe do të ndiheni me se miri.

Akrepi

Gjërat do të ecin më së miri sot në jetën tuaj në çift. Do ta thelloni edhe më tepër bashkëpunimin dhe do të ndiheni më të dashuruar se kurrë më parë.

Shigjetari

Zemra juaj do të fillojë të shërohet sot, pas zhgënjimeve me të cilat jeni përballur kohët e fundit në jetën në çift. Në planin financiar duhet të tregoni sa më shumë maturi.

Bricjapi

Klima yjore do e favorizojë tej mase jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite. Rutina do të mbarojë përgjithmonë dhe do të provoni emocione te reja.

Ujori

Do të keni të gjithë kohën e nevojshme sot për t’u menduar dhe për të reflektuar mbi të ardhmen e jetës suaj ne çift. Ka gjasë që të merrni edhe vendime.

Peshqit

Pas një periudhe të turbullt dhe të mbushur me debate në çift, sot do të ndiheni më të qetë dhe do të mendoni për të ardhmen. Financat do të jenë më të paqëndrueshme.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat