Shtatë gënjeshtra më të shpeshta që meshkujt ua bëjnë femrave

Life style

Shtatë gënjeshtra më të shpeshta që meshkujt ua bëjnë femrave

Më: 2 mars 2015 Në ora: 21:44

Edhe nëse e keni nuhatur tymin e duhanit tek ai, apo madje edhe e keni kapur duke pirë duhan fshehtas, kur ia tërheq vërejtjen femra, ai e mohon.

Gënjeshtrat mund të jenë të përgatitura në mënyra të ndryshme por edhe për shkaqe të ndryshme, mirëpo këto janë ato 7 gënjeshtra të cilat më së shpeshti mashkulli ia thotë femrës për të dalë nga vështirësitë, në mënyrë që të mos e lëndojë partneren…

Mirëpo femrat e dinë se ato janë gënjeshtra, edhe pse janë qëllimmira, gënjeshtra e thënë në fytyrë më së shumti dhemb.

Nuk kam “vjedhur” me sy femër tjetër

Madje edhe kur kapen me “presh në dorë”, meshkujt nuk do të pranojnë se i kanë “studiuar” dekoltenë, vithet dhe këmbët asaj biondeje, e cila ka kaluar pranë jush me taka super të larta. Madje mund edhe t’ju akuzojë që po shfaqni paranojë dhe xhelozi të paarsyeshme dhe se vetëm po kërkoni “shkas për t’u grindur”.

Nuk kam ndezur asnjë cigare

Edhe pse keni ndier tymin cigares tek ai apo madje e keni kapur duke pirë cigare fshehtas, do ta mohojë këtë. Dhe jo vetëm kaq, mund t’ju akuzojë që po e sulmoni pa arsye, sepse “ajo aromë tymi ka mbetur nga ndonjë person tjetër i cili ka pirë afër tij apo ka qenë në kafene ku kanë tymosur shumica”.

Vetëm për ty fantazoj

“Gjithmonë vetëm për të fantazoj dhe mendoj”. Femrat e dinë që kjo nuk është e vërtetë sado që mashkulli të përpiqet “ta bindë” apo e kundërta. “Si mund të të shkojë mendja që unë të mendoj për ndonjë tjetër?”

Nuk mund ta përballoj ditën pa ty
Gënjeshtër e kulluar! Do ta thotë atë në çastin derisa është duke menduar se si do të ishte më mirë që partnerja e tij të shkonte së paku për një ditë tek e ëma. “Thjesht, që t’i ndihmojë paksa dhe të jetë me të vetët”.

Nuk kamë vënë gjumë në sy, kam menduar

Nuk kanë qejf kur i kapim duke dremitur në punë apo derisa “shikojnë” ndonjë film. Menjëherë, në shumicën e rasteve, do të thonë: Kush, unë? Jo, nuk kam fjetur.

Nuk kam harruar

Është dashur ta thërrasë mjeshtrin për të rregulluar diçka në shtëpi… Është dashur që pas përfundimit të punës të shkojë te mikja e saj për të marrë diçka – por as nuk e ka thirrur mjeshtrin, as nuk ka shkuar tek mikja. Femrat e dinë që ka harruar, mirëpo kur e pyesin, menjëherë do të përgjigjen: Nuk kam harruar, por kam pasur punë dhe obligime të tjera.

Nesër do ta rregulloj atë
Kur femrat t’i pyesin kur do të rregullojnë diçka, p.sh. ndonjë prishje që ata mund ta rregullojnë shumë lehtë, mashkulli do të përgjigjet “Nesër do ta rregulloj”, edhe nëse nuk dëshiron ta zgjidhë atë së shpejti, aq më parë nesër. “Nuk mundem tani, po më mungojnë veglat, nuk mundem tani, jam i lodhur, tani po shikoj ndeshjen në TV, nuk është urgjent – do të rregullohet nesër…! Dhe kjo “nesër do ta…” zgjat disa muaj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat