Njerëzit po bëhen më të zgjuar

Life style

Njerëzit po bëhen më të zgjuar

Më: 2 mars 2015 Në ora: 20:37

Inteligjenca mesatare e racës njerëzore ka ardhur duke u rritur.

Kështu sugjerojnë shkencëtarët.

Një kërkim mbi testet e koeficentit të inteligjencës gjatë dekadave të fundit ka zbuluar se ato po bëhen më të vështira, por njerëzit po ia dalin gjithmonë e më mirë.

Arsyet e sakta pse njerëzit po bëhen gjithmonë e më të zgjuar ende nuk dihen, por shkencëtarët e King’s College në Londër thonë se përmirësimi i sistemit arsimor dhe kujdesit shëndetësor janë arsyet kryesore.

Po ashtu edhe mënyra e jetesës, lëvizjet më të shpeshta, etj.

Që prej vitit 1950, inteligjenca mesatare është rritur me rreth 20 pikë nga koeficenti i inteligjencës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat