Nuk është takuar kurrë me te dashurin, por i dërgon 1.4 mln dollarë (Video)

Life style

Nuk është takuar kurrë me te dashurin, por i dërgon 1.4 mln dollarë (Video)

Më: 2 mars 2015 Në ora: 16:14

Dashuria e tyre lindi përmes internetit dhe vazhdon pikërisht në këtë mënyrë. Në vetëm 18 muaj, Sarah arriti të dashurohej me Chris Olsenin, me të cilin komunikonte në internet dhe me telefon.

Por veç kohës që shpenzon me të, ajo i dërgoi edhe 1.4 milionë dollarë. Dy herë e divorcuar, Sarah e njohu Chris Olsenin 18 muaj më parë. Ai i tha Sarah-s se ishte nga Italia, ishte transferuar në Afrikën e Jugut, më tej në Nigeri dhe tani në Benin.

Dy të dashuruarit përmes internetit nuk janë takuar asnjëherë, pasi Chris thotë se ndalohet nga policia me akuza false, që të shkelë në SHBA.

“Mirror” shkruan se, paratë që Sarah i ka dërguar vazhdimisht, Olsen i ka kërkuar për të shkuar pranë saj, por pavarësisht çfarë i thuhet, Sarah nuk beson se bëhet fjalë për mashtrim, ndërsa deklaron se është e bindur 95% në ndershmërinë e tij.

Veç kësaj, ai i ka deklaruar se një pjesë e parave i janë dashur për të shlyer disa borxhe. Në një program televiziv Sarah tregoi njohjen e tyre në internet, pasi ajo iu drejtua Dr.Phil, program i njohur televiziv në Amerikë, për të kërkuar që të bashkohet më në fund me të dashurin e saj.

“Është një person interesant dhe i thashë vetes se ai nuk është në gjendje të dëmtojë as një mizë. Një djalë i bukur që nuk besoja se do fliste me mua”, thotë ajo.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat